BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 20 shkurt 2008 - 07:13 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Reagime tė ndryshme ndaj incidentit
 

 
 
Djegia e dy pikave kufitare
Dy pikat kufitare tė djegura janė mbyllur
Me vendimin e shefit tė UNMIK-ut, Joachim Reucker dhe komandantit tė KFOR-it, gjeneralit Xavier de Marnac po mbahen tė mbyllura dy pikat kufitare tė Kosovės me Serbinė nė veri tė vendit.

Vendimi pėr mbylljen 24 orė tė vendkalimit kufitar nė Leposaviq dhe atij nė Zubin Potok ėshtė marrė pasi grupe protestuesisht serbė tė zemėruar me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dogjėn kėto dy pika kufitare.

Situata ėshtė qetėsuar pas ndėrhyrjes sė shpejtė tė trupave tė NATO-s, ndėrsa policia e Kosovės dhe ajo ndėrkombėtare janė tėrhequr nga dy pikat kufitare.

Autoritetet nė Prishtinė kanė dėnuar incidentin. Presidenti Fatmir Sejdiu u ka bėrė thirrje serbėve qė tė kthehen nė jetėn normale, duke theksuar se Kosova ėshtė shtet i tė gjithėve.

"Ne e kuptojmė se mund tė kenė njė shqetėsim tė momentit, por thirrja jonė ėshtė qė tė kthehen nė jetėn normale, qė tė jenė pjesėtarė aktivė nė jetėn e pėrditshme dhe institucionale. Kosova ėshtė e pėrbashkėt, atė do ta ndėrtojmė dhe zhvillojė si Kosova integrale, tė pandashme dhe si Kosovė tė tė gjithė qytetarėve", tha presidenti Sejdiu.

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ndėrkaq ka thėnė se gjendja ėshtė nėn kontroll tė autoriteteve tė rendit dhe nuk ka nevojė pėr shqetėsime.

Sipas tij, incidentet e djeshme nuk mund tė zbehin imazhin pozitiv tė festimeve pėr pavarėsinė e Kosovės.

"Gjithēka ėshtė nėn kontrollin e NATO-s dhe autoritetit kosovar dhe ndėrkombėtar civil. Kėto janė incidente tė izoluara qė nė asnjė rrethanė nuk do ta zbehin madhėshtinė e festės dhe fisnikėrisė sė qytetarėve tė Kosovės, prandaj nuk ka vend as pėr frikė, as pėr panik, por vetėm pėr qetėsi, urti dhe vazhdim tė punės sonė", tha z.Thaēi.

Reagimi nga Beogradi

Reagimi zyrtar ka ardhur nga ministri serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq.

Ai duke komentuar kėto zhvillime pėr median e kėtushme tha se veprimi i serbėve nė dy vendkalimet kufitare nuk ėshtė inicuar nga Beogradi, por se ai ėshtė nė pėrputhje me politikėn epėrgjithshme tė qeverisė sė Serbisė pėr marrjen pėr sipėr tė politikės doganore, si dhe tė gjitha kompetencat e tjera, aty ku mundet nė Kosovė:

“Mendoj se kjo ėshtė legjitime. Ndoshta, nuk ėshtė mirė, por ėshtė legjitime”- tha zoti Samarxhiq duke tėrhequr vėrejtjen se vendi i tij nuk mund tė lejojė qė misioni i Bashkimit Evropian tė marrė pikat doganore, por as edhe funksionet e tjera nga UNMIK-u.

Zyrtari i lartė serb, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Kosovėn i tha televizionit B92 se ėshtė mirė qė pjesa veriore ka mbetur me Serbinė.

Njė prononcim i tillė i ministrit Samarxhiq duket se ėshtė nė favor tė analistėve serbė, sipas tė cilėve nuk pėrjashtohet mundėsia qė tani Serbia tė luajė nė atė qė quhet kartė e ndarjes sė pjesės veriore tė Kosovės qė aktualisht administrohet nga serbėt.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake