BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 19 shkurt 2008 - 15:36 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Ndërhyrje e NATO-s pas trazirave
 
Serbë që protestojnë
Serbët kanë protestuar kundër pavarësisë së Kosovës
Trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë ndërhyrë pasi demonstruesit serbë i vunë zjarrin dy pikave kufitare midis Serbisë dhe Kosovës.

Është hera e parë që forcat e NATO-s reagojnë qëkur Kosova shpalli pavarësinë të dielën.

Njoftimet thonë se rreth një mijë serbë të Kosovës morën pjesë në protestë duke detyruar policinë e OKB dhe atë kosovare të kërkojnë ndihmën e NATO-s.

Rusia rithekson rrugët diplomatike

Rusia i ka thënë SHBA se deklarata e pavarësisë së Kosovës ka rrezikuar stabilitetin ndërkombëtar.

Moska tha se paralajmërimi u dha nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një bisede telefonike me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice.

Në të thuhet se zoti Lavrov ka ritheksuar opozitën e Rusisë ndaj deklaratës unilaterale të pavarësisë.

Aleksandr Botsan-Kharchenko, i dërguari special i Rusisë për Ballkanin tha se Rusia po vazhdonte bisedimet me palët rreth deklaratës së pavarësisë, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre:

"Përsa i përket dialogut, të paktën ne po vazhdojmë një dialog me këdo dhe natyrisht me ata që ndajnë pikëpamjen tonë apo shqetësimet tona. Megjithatë ne po vazhdojmë dialogun edhe me ato shtete me të cilat kemi mosmarrëveshje thelbësore mbi Kosovën"

Ai gjithashtu tha se Rusia pret që Këshilli i Sigurimit të monitorojë zhvillimet në Kosovë.

"Tani puna është fokusuar tek KS dhe ky do të jetë edhe drejtimi ynë kryesor në të ardhmen pasi ne nisemi nga parimi se KS vazhdon t'i kushtojë vëmendje dhe të mbajë situatën nën kontroll në Kosovë."

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>