BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 19 shkurt 2008 - 13:45 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Parlamenti serb kundėrshton pavarėsinė
 

 
 
kryeministri Vojisllav Koshtunica
Parlamenti i Serbisė miratoi tė hėnėn vonė vendimet e qeverisė me tė cilat shpallet e pavlevshme shpallja e pavarėsisė sė Kosovės.

Nė arsyetimin e vendimeve tė qeverisė me tė cilat shpallen tė pavlevshme aktet e 17 shkurtit tė Kuvendit tė Kosovės nė bazė tė tė cilave u shpall pavarėsia, kryeministri Vojisllav Koshtunica pėrsėriti vlerėsimet e ditėve tė fundit, sipas tė cilave detyrė dhe objektiv kryesor i politikės sė ardhshme shtetėrore serbe do tė jetė, tha ai, "rikthimi i Kosovės e Metohisė nė rendin kushtetuto-juridik tė vendit konform normave nė fuqi tė sė drejtės ndėrkombėtare."

"Me aktin e djeshėm tė kundėrligjshėm u shkel Karta e Kombeve tė Bashkuara, Rezoluta 12-44, Akti Final i Helsinkit dhe tė gjitha normat e tė drejtės ndėrkombėtare mbi tė cilat mbėshtetet rendi botėror," tha zoti Koshtunica.

"Me tė rrezikohet drejtpėrdrejt sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisė, kushtetuta e saj dhe rendi kushtetues si dhe tė gjitha aktet legale e legjitime qė kanė nxjerrė institucionet mė tė larta shtetėrore tė Serbisė."

Dallime

Pėrfaqėsuesit e tė gjitha partive parlamentare thanė se mbėshtesin kėtė qėndrim tė qeverisė.

Mirėpo, pati edhe dallime nė vlerėsimin e asaj qė i parapriu shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Socialistėt e partisė sė ish-presidentit serb Millosheviq folėn pėr "separatistėt dhe terroristėt shqiptarė", sikurse u shpreh shefi i tyre, Ivica Daēiq.

Liberaldemokrati Ēedomir Jovanoviq tha se parlamenti duhet tė mbledhė forcė qė t'u drejtojė qytetarėve tė Serbisė mesazhin pėr Serbinė e sė ardhshmes dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbledhė forcė tė rishikojė dėshtimet e veta.

"Kjo nuk ėshtė disfata jonė e parė... pėrmes kėsaj disfate secili prej nesh duhet tė paguajė ēmimin pėr gabimet qė ka bėrė shteti ynė gjatė kohės qė do tė dėshironim ta harrojmė, por qė nuk mund tė fshihet," tha zoti Jovanoviq.

 
 
LOKALE
Protesta nė Beograd kundėr pavarėsisė
18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Serbėt bojkotojnė institucionet
18 shkurt 2008 | Rajoni
Serbėt e Kosovės reagojnė pas pavarėsisė
18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Serbia - Pavarėsia "akt antijuridik"
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Reagimet ndėrkombėtare pas pavarėsisė
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Beogradi kritikon misionin e BE-sė
16 shkurt 2008 | Rajoni
Udhėheqėsit serbė pėr Kosovėn
12 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake