BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 18 shkurt 2008 - 12:05 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Serbėt e Kosovės reagojnė pas pavarėsisė
 
Manastiri i Graēanicės nė Kosovė
Serbėt e Kosovės reagojnė pas shpalljes sė pavarėsisė
Ministri serb pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Sllobodan Samarxhiq, ka deklaruar gjatė njė vizite nė Mitrovicėn qė u pėrputh me deklarimin e Kosovės sė pavarur, se Serbia asnjėherė nuk do tė pranojė institucionet e Kosovės dhe pavarėsinė e saj.

Ai u tha qytetarėve serbė se Serbia do tė vazhdojė tė ruajė kontrollin nė ato pjesė tė Kosovės ku jeton pakica serbe dhe ka shtuar se pas ditės sė dielė nė Kosovė po vendosen dy pushtete.

Ai ka thėnė se serbėt e Kosovės dhe Serbia do tė bashkėpunojnė vetėm me administratėn ndėrkombėtare, UNMIK, nė Kosovė.

 Ē'ka po planifikojmė? Me siguri largimin. Ku tė shkojmė? Mbase nė Serbi.
 
Serbe nė Graēanicė

"Tė bashkėpunohet me UNMIK-un, me tė vetmin autoritetet tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė cilin Serbia e pranon nė Kosovė," tha zoti Samarxhiq.

"Serbia nuk do tė pranojė Institucionet e Kosovės, ato shqiptare dhe nuk do ta pranojė as misionin e BE-sė, sepse edhe njėra edhe tjetra janė joligjore dhe jolegjitime dhe pėr shkakun se janė tė pranishme pėrmes njė shkelje tė paprecent tė sė drejtės ndėrkombėtare," tha ai.

"Kjo ėshtė porosia e Serbisė pėr gjithė botėn, porosia pėr tė gjithė nė Kosovė dhe Metohi dhe posaēėrisht njė porosi pėr serbėt qė tė qėndrojnė kėtu dhe se shteti i Serbisė do tė jetė me ta, duke llogaritur kėtu se ata do tė jenė nė shtetin e tyre," ka thėnė zoti Samarxhiq.

Zyrtari i lartė serb tha se shteti serb do tė funksionojė atje ku mundet.

Reagime tė serbėve

 Unė do tė qėndroj qė tė jetoj nė Kosovė, tė vazhdojė punėn, ėshtė gabim i madh nėse qytetarėt ikin.
 
Qytetarare serbe nė Graēanicė

Po ēfarė thonė disa nga qytetarėt serbė nė Kosovė pas zhvillimeve tė fundit kur parlamenti i Kosovės miratoi deklaratėn e pavarėsisė.

Disa prej tyre thonė se do tė qėndrojnė nė Kosovė, disa tė tjerė janė tė frikėsuar dhe kanė pasiguri dhe nuk besojnė se e ardhmja e tyre ėshtė nė Kosovėn e pavarur.

BBC pyeti disa prej tyre nė rajonin me shumicė serbe tė Graēanicės. Cili ėshtė reagimi i tyre pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

"Ē'ka po planifikojmė? Me siguri largimin. Ku tė shkojmė? Mbase nė Serbi, jashtė kufijve administrativė tė Kosovės dhe atėherė le tė kujdesen pėr mua," thotė kjo serbe nė Graēanicė.

Njė serbe tjetėr thotė se do tė qėndrojė nė Kosovė dhe do tė vazhdojė jetėn normalisht.

"Unė do tė vazdoj qė tė jetoj nė Kosovė, tė vazhdojė punėn, ėshtė gabim i madh nėse qytetarėt ikin. Nėse ikin do tė humbin ēdo gjė. Dhe kjo me shpalljen e pavarėsisė, ėshtė njė budallallėk. Kėtė mund ta bėjė ēdo kush," thotė kjo serbe.

"Ky ėshtė vendi ynė, ky ėshtė djepi ynė. Kėtu kemi lindur dhe do tė vdesim. Kėtu i kemi patur stėrgjyshėrit. Mbesim kėtu, ku tjetėr tė shkojmė," thotė njė e re serbe.

"Do ta njihnim automatikisht Kosovėn e pavarur sikur ta njihnim edhe pushtetin e tyre. Kurrė s'do ta njohim pavarėsinė e tyre. Ēka mė ka ofruar pushteti shqiptar mua qė unė ta njoh. Nėse ma kanė marr lirinė si t'i dua unė ata ose ti respektojė. Pres mė te keqen," thotė njė serbe tjetėr.

"Tani do tė provojnė qė me tė gjitha mėnyrat tė na ndjekin. Do tė na thonė se ēdo gjė ėshtė e mirė dhe se po kujdesen pėr ne, por do tė ketė aso provokime, qė nuk do tė jenė tė dukshme."

 
 
LOKALE
Serbia - Pavarėsia "akt antijuridik"
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Thaēi lė tė kuptohet shpalljen e pavarėsisė
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Beogradi pėrgatit masat kundėr pavarėsisė
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake