BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 17 shkurt 2008 - 23:21 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Reagimet ndërkombëtare pas pavarësisë
 
Kryeministri Thaçi gjatë festimeve
Bashkimi Evropian diskuton të hënën për pavarësinë e Kosovës
Shpallja e pavarësisë së Kosovës është pasuar nga reagime të shumta ndërkombëtare.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin tha se Rusia dëshironte që misioni i OKB-së në Kosovë të hidhte poshtë deklaratën e pavarësisë.

Zoti Churkin që foli para një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Rusia, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me rezolutën e kaluar nga Kombet e Bashkuara.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana kërkoi që "të gjithë të veprojnë me qetësi dhe me përgjegjësi" duke theksuar nevojën për stabilitet në rajon.

Britania e konsideron pavarësinë "si një zhvillim të rëndësishëm".

Zyrtarët britanikë do të bëjnë një deklaratë të plotë pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën në Bruksel, tha një zëdhënëse e ministrisë së jashtme britanike.

"Është e qartë se është një zhvillim i rëndësishëm që krijon një kontekst të ri për statusin e Kosovës," tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme.

Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner gjatë një vizite në Jeruzalem ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shans i mirë për Kosovën.

"I uroj fat të mbarë Kosovës," tha zoti Kouchner.

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush tha se SHBA-ja do të punojë së bashku me aleatët për të parandaluar përplasje të dhunshme në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë shënuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe i bën thirrje rajonit të tregohet i përmbajtur.

Ministri i Jashtëm gjerman, Valter Schteinmaier i bëri thirrje të gjitha palëve për qetësi dhe moderim, pas deklaratës së pavarësisë.

Sllovakia, një vend anëtar i BE-së, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës për momentin, bëri të ditur ministria e jashtme sllovake.

Presidenti çek, Vaslav Klaus tha se deklarata e pavarësisë së Kosovës mund të ketë pasoja të paprecedent për Evropën pasi mund të shkaktojë një situatë ku pjesë të tjera të vendeve evropiane të kërkojnë shkëputjen.

Klaus tha se ai konsideron vendimin për shkëputjen e njëanshme të Kosovës nga Serbia si një "vendim me të vërtetë unik në Evropë".

Spanja nuk bëri komente, por e kanë në të kaluarën se deklarata e pavarësisë do të inkurajonte separatistët si baskët.

Ministrat e Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Papa Bededikti bërë thirrje që të njerëzit të tregohen të moderuar. Ai tha se ishte duke u lutur për popullin e Kosovës dhe Serbinë.

 
 
LOKALE
Kosova shpall pavarësinë
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Shqetësimet pas shpalljes së pavarësisë
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Bush garanton kundër dhunës në Kosovë
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Misioni i BE-së në Kosovë javën e ardhshme
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>