BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 17 shkurt 2008 - 02:58 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Kosova feston në vigjilje të pavarësisë
 

 
 
Festime në Prishtinë
Festimet në Kosovë për pavarësinë filluan 24 orë më parë seç priteshin
Mijëra shqiptarë vërshuan në rrugët e Prishtinës për të festuar shpalljen e pritshme të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se influenca e Beogradit kishte përfunduar, pavarësia ishte një çështje e kryer dhe Kosova duhet të shikonte drejt së ardhmes.

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd rreth 1000 demonstrues protestuan ndaj humbjes së territorit që e konsiderojnë si vendi i zemrës.

Festimet dhe planet

Festimet filluan 24 orë më herët seç pritej. Turma me flamuj kuq e zinj i injoruan temperaturat e ulta dhe u mblodhën në qendër të qytetit.

Makinat valëvitën flamuj dhe u ranë borive deri natën vonë. Pati kërcimtarë tradicionalë e daullistë, ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiellin e natës dhe dëborën që vërtitej teksa temperaturat zbritën nën 12 gradë celcius.

Në një deklaratë të transmetuar në televizion, kryeministri, Hashim Thaci tha se e djela do të jetë një ditë qetësie dhe mirëkuptimi, një ditë që ai e quajti " të angazhimeve shtetërore për zbatimin e vullnetit të shtetasve të Kosovës".

Kjo deklaratë ishte shprehja më e afërt e konfirmimit të së djelës si ditë e shpalljes së pavarësisë.

Sipas planeve të botuara në disa media të Kosovës, kryeministri do të mbledhë Asamblenë e Kosovës në orën 3 me orën lokale.

Pastaj ai, Presidenti dhe Kryetari i parlamentit do të mbajnë fjalime të shkurtra. Dhe me këtë fillojnë edhe festimet zyrtare.

Në këto festime përfshihen një koncert i Orkestrës Filarmonike, festime në qendër të Prishtinës dhe në qytete dhe fshatra mbarë Kosovës.

Serbët e Kosovës që përbëjnë tani vetëm 5 për qind të popullsisë e kundërshtojnë pavarësinë dhe ka njoftuar me kohë se refuzojnë ta njohin atë.

 
 
LOKALE
Thaçi lë të kuptohet shpalljen e pavarësisë
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Beogradi kritikon misionin e BE-së
16 shkurt 2008 | Rajoni
Fillon festa e pavarësisë
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Misioni i BE-së në Kosovë javën e ardhshme
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Sa efektive është Kosova e pavarur?
15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>