BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 17 shkurt 2008 - 18:19 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Serbia - Pavarėsia "akt antijuridik"
 
Presidenti i Serbisė Boris Tadiq, dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica
Serbia ka hedhur poshtė me vendosmėri shpalljen e pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės.

Ndėrsa nė Prishtinė ishte nė pėrfundim e sipėr ceremonia e shpalljes sė pavarėsisė, nė Beograd si kreu shtetėror i Serbisė, presidenti Boris Tadiq, dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica, pėrsėritėn se Serbia vendosmėrisht e pėrgjithmonė i kanė anuluar tė gjitha vendimet pėr shpalljen e pavarėisisė.

Kryeministri serb Koshtunica tha se pavarėsia e njėanshme dhe tė gjitha aktetet e ardhshme tė Kosovės do tė quhen "vendime antijuridike".

 Evropa sot uli kokėn dhe prandaj edhe ajo do tė jetė pėrgjegjėse pėr tė gjitha pasojat afatgjata.
 
Kryeministri i Serbisė Vojisllav Koshtunica

Ai fajėsoi pėr kėtė atė qė ai e quajti "politikė destruktive, tė egėr e jomorale qė zbatojnė Shtetet e Bashkuara".

"Duke vėnė dhunėn mbi parimet e tė drejtės ndėrkombėtare, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me zbatimin e forcės sė verbėr nėnēmuan dhe detyruan Bashkimin Evropian tė shkelė parimet mbi tė cilat mbėshtetet vetė BE-ja," tha zoti Koshtunica nė njė fjalim televiziv qė u ndoq edhe nga disa dhjetra serbė nė disa rajone tė Kosovės.

"Evropa sot uli kokėn dhe prandaj edhe ajo do tė jetė pėrgjegjėse pėr tė gjitha pasojat afatgjata qė kjo dhunė do tė ketė pėr rendin evropian dhe botėror," tha kryeministri serb.

Zoti Koshtunica tha se SHBA dhe aleatėt e tij evropianė "do tė shkruhen me germa tė zeza nė historinė e Serbisė dhe ēdo histori e sė drejtės ndėrkombėtare dhe e rendit botėror tė mbėshtetur mbi tė."

Ndėrkaq edhe presidenti Boris Tadiq, nė njė deklaratė me shkrim ka theksuar se Serbia kurrė nuk do tė njohė pavarėsinė e Kosovės.

Sipas tij, shteti serb nuk do tė ndėrmarrė hapa tė ngutshėm, ndėrkohė qė nga UNMIK-u dhe KFOR-i zoti Tadiq ka kėrkuar shkallėn mė tė lartė tė sigurisė pėr serbėt.

Edhe Tadiq edhe Koshtunica kanė lėnė tė kuptohet se Kosovėn, pavarėsisht vendimit tė sotėm, do tė vazhdojnė ta shohin e ndjejnė pjesė tė Serbisė.

Nė Beograd ėshtė konfirmuar edhe zyrtarisht fillimi i protestave nė mbarė Serbinė.

Radikalėt kanė kėrkuar qė sė shpejti nė Beograd tė organizohet njė protestė e pėrbashkėt tė partive qeverisėse dhe tė opozitės.

Menjėherė pas fjalimit tė kryeministrit Koshtunica njė grup qytetarėsh ėshtė mbledhur pėrpara ambasadės amerikane nė Beograd.

Midis ndėrtesės dhe protestuesve qė kritikonin politikėn amerikane ndaj Kosovės, ishte vendosur njė kordon policėsh.

Kabineti i presidentit tė Serbisė tė dielėn nė mbrėmje ka njoftuar se presidenti Tadiq niset pėr nė Nju Jork ku do tė asistojė nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

 
 
LOKALE
Kosova shpall pavarėsinė
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Bush garanton kundėr dhunės nė Kosovė
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Misioni i BE-sė nė Kosovė javėn e ardhshme
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>