BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E diel, 17 shkurt 2008 - 19:08 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Antiē - Referimi historik i dyshimtė
 
Beogradi
Seladin Xhezairi bisedoi me historianin serb Ēedomir Antiē dhe filloi fillimisht e pyeti se si kemi ardhur nė kėtė situatė?

Ēedomir Antiē - Padyshim fjala ėshtė pėr njė proces tė gjatė historik. Nė fakt, korniza kushtetuese qė u vendos pas vitit l945, pėrjetoi shndėrrimin e vet nė njė sistem tė shteteve etnike, respektivisht tė lėvizjeve kombėtare etnike dhe, thjesht falė mbėshtetjes sė para sė gjithash atyre fuqive tė mėdha, qė triumfuan pas vitit 1989, kjo shthurje arriti deri kėtu. Natyrisht, pjesėmarrje nė kėtė patėn edhe popujt e Ballkanit, por jo tė tepruar.

BBC: Historianėt serbė dhe ata shqiptarė kanė pikėpamje katėrcipėrisht tė kundėrta pėr Kosovėn. Mund tė na thoni, shikuar nga kėndi serb, pse thuhet se Kosova ėshtė djep i serbizmit?

Ēedomir Antiē: Para sė gjithash ėshtė shumė i dyshimtė referimi shembujve hisorikė, ngjarjeve historike, pėr shkak se me kėtė zakonisht kthehemi nė njė mėsim nga shekulli XIX e ky ėshtė se e gjithė historia ėshtė njė proces gjatė tė cilit aktorėt nuk janė ndėrruar.
Unė jam i prirur tė them se pėr mesjetėn ose shekullin e vjetėr, pra pėr kohėrat gjatė tė cilave mbėshteten lėvizjet kombėtare, si ajo shqiptare, ashtu dhe serbe, duhet tė flasin historianėt, shkencėtarėt e jo protagonistėt e luftės politike. Nė tė vėrtetė, dy popujt, nė masė tė madhe u vendosėn diku nė fund tė shekullit XVIII. deri atėherė ka pasur pikėpjekje, por konfliktet ose nuk kanė qenė tė shumta ose pėr to ne nuk kemi prova tė mjaftueshme. Pra, pohimi pėr atė se Kosova ėshtė djep i shtetit serb ėshtė krijuar fill pas rėnies sė shtetit mesjetar serb. Sė pari, Kosova nuk ka ekzistuar si territor nė kohėn e shtetit mesjetar serb. Ajo pėr hir tė sė vėrtetės ka qenė epiqendėr evropiane, dhe padyshim ka qenė plotėsisht homogjene me popull serb atje. Por unė po rikujtoj se kah fundi i shekullit XIX, respektivisht kah mesi i shekullit XIX nė Ballkan nisin lėvizjet kombėtare, prandaj nė mesjetė, fjala vjen, familja Kastrioti dhe ajo e Nemaniqėve kanė qenė mė tė afėrta me njėra-tjetrėn se ē'kanė qenė popujt qė i kanė sunduar dhe tė cilėve u kanė takuar. Kjo ėshtė mesjeta, ndėrsa pėr epokėn e vjetėras qė ėshtė e nevojshme tė flitet - teza pėr hapsirėn ballkanike si pėr gatishullin ilirik ėshtė njėsoj e pakuptimtė si dhe teza pėr Evropėn si pėr kontinentin e keltėve. Sipas kėsaj logjike do tė ishte e mundshme qė ndonjė banor i Irlandės tė vijė nė Beograd e tė thotė se ky ėshtė njė qytet tė cilin e kanė themeluar keltėt nė shekullin VI para epokės sė re dhe ai mbanė tė drejtėn mbi tė. Ne duhet tė flasim pėr periudhėn pas shekullit XVII, kur dy etnicitetet u takuan pėr herė tė parė, kur shumė serbė, nėn presionin e perandorisė osmane, reskpektivisht nga presioni i hakmarrjes pėr shkak tė mbėshtetjes sė ushtrisė austriake gjatė asaj luftės sė gjatė pas rrethimit tė Vjenės, nisėn tė lėvizin drejt veriut, ndėrsa shqiptarėt pėr shkak tė luftimeve dhe mbipopullimit nisėn tė shkojnė drejt rrafshit tė Kosovės e Metohisė. Atėherė ndodhi kjo pikėpjekje. Ai takim nuk ishte gjithmonė armiqėsor. I tillė bėhet gjatė shekullit XIX . Mirėpo, ne sot ballafaqohemi me njė ēėshtje tjetėr dhe ajo, sipas mendimit tim, ėshtė me problem kryesor. KJo ėshtė se dy popujt kurrė nuk kanė jetuar me vullnet tė vet nė njė shtet dhe pranimi i kufijve qė u vendosėn nė vitin 1945, madje edhe i atyre tė brendshėm qė u pėrcaktuan nė mėnyrė jo demokratike, i solli dy popujt deri nė absurd, sepse populli serb qė nuk kishte interes tė ruajė kufijtė e brendshėm tė ish-Jugosllavisė sot ėshtė i vetmi rob nė Ballkan i kėtyre kufinjve dhe nė tė njėjtėn kohė populli shqiptar i cili pas vitit l945 ishte i ndarė midis shumė shteteve angazhohet pėr vendosjen e shtetit pikėrisht brenda kufijve tė cilėt u caktuan artificialisht dhe nė mėnyrė jodemokratike.

BBC: Nė fakt, historianėt dhe politikanėt shqiptarė flasin pėr njė padrejtėsi historike ndaj shqiptarėve!

Ēedomir Antiē: Mendoj se nuk ka popull nė Ballkan dhe nė Evropėn Juglindore qė nuk mund tė flasė pėr padrejtėsi historike. Pėr dallim nga shqiptarėt, populli serb shumė mė gjatė po lufton pėr shett autonom dhe tė pavarur, ka pasur armiqė mė tė mėdhenj dhe mė tė rrezikshėm dhe mė nė fund, pa marrė parasysh si e shikojmė tė kaluar, ėshtė fakt se edhe populli shqiptar nė Kosovė e Metohi nė fillim tė shekullit XX ka pėrbėrė tė thuash pėr pak shumicėn, kurse sot gati se nuk ekzistojnė etnicitete dhe kombe tė tjera nė Kosovė, pėrveē shqiptarėve. Nga ana tjetėr, ėshtė fakt se ēėshtja kombėtare shqiptare ėshtė ēėshtja e fundit qė u hap nė Ballkan dhe populli shqiptar, para sė gjithash elitat politike shqiptare, kanė pasur problem tė ngajshėm si dhe elitat serbe nė shekullin XX. Pra, ata kanė mbėshtetur perandorinė osmane dhe vetėm nė fillim tė shekullit XX lėvizja kombėtare shkėputet.
Kjo solli dhe krijimin e shtetit shqiptar dhe tė njė lėvizjeje kombėtare shqiptare, por piklėrisht nė atė kohė ishte e pamundshme qė ajo lėvizje tė arrinte maksimumin e qėllimeve tė saj. Prandaj, padyshim se populli shqiptar ka tė drejtė qė sipas llogjikės sė parimit tė popujve pėr vetėvendosje deri nė shkėputje, ka tė drjetė pėr shtetin e vet. Por, shtrohet pyetja se mos vallė ky rast unik qė po zbatohet tash nė Kosovė e Metohi, pėr arsye tė caktuara qė nuk kanė lidhje me popullin shqiptar dhe popullin serb, por me interesat e fuqive tė mėdha, a nuk po sjell ai nė pozitėn e frustrimit tė plotė popujt e tjerė, bie fjala midis tyre edhe atė serb, por dhe rumun nė njė perspektivė, tė cilėve njė e drejtė e tillė u ėshtė mohuar. Bie fjala, nė Bosnjė e Hercegovinė, serbėt nė fillim tė shekullit XX ishin nė pozitė tė ngjashme si shqiptarėt nė Kosovė. Pra ata ishin shumicė, por kėtė natyrisht askush nuk ua njohu.
Sipas konceptit jugosllav Bosnja u bashkua nė kuadrin e Jugosllavisė dhe me kalimin e kohės numri i serbėve shkoi duke u pakėsuar, ashtu qė sot dikush ua mohon edhe autonominė juridike, edhe tė drejtėn e tė qenit element konstituiv. Pėr mė tepėr, askush nuk i pyeti kur e shpallėn Bosnjėn e pavarur. Prandaj si historian dhe si qytetar i Serbisė unė kam kritikuar elitėn politike tė Serbisė qė u lidhur pėr statusin formal administrativ tė Kosovės. Nė thelb, ne ėshtė dashur tė mendojmė pareshtur qė nėse duam qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė duhej tė gjemė mėnyrėn pėr tė bėrė pėr vete shqiptarėt - qė tė jetojnė me ne. Nga ana tjetėr, nėse shqiptart dėshirojnė shtet modern evropian , ata nuk mund tė izolohen . Kjo, pa marrė parasysh dėshirat e disa njerėzve, edhe nė Beograd, edhe nė Prishtinė, modeli i shtetit kombėtar nuk mund tė jetė nė shekullin XXI si nė shekullin XIX..

BBC: Sipas jush, edhe pėr sa kohė do tė zgjas kjo jo vetėm polemikė, jo vetėm midis politikanėve, por dhe ju historianėve?

Ēedomir Antiē: Mendoj se kjo polemikė tani ėshtė nė prag tė fundit historik. Natyrisht, pasi procesi historik ėshtė i gjatė, mbetet ēėshtja nėse gjenerata jonė do ta pėrjetojė kėtė fund, por nė raport me disa shekuj, sa ka zgjat, koha qė ėshtė para nesh nuk ėshtė e gjatė. Natyrisht, nėse vazhdon njė situatė e tillė, elitat politike tė Serbisė do tė munden vetėm tė mbajnė njė qėndrim thjesht teper armiqėsor ndaj krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ne Kosove. Nga ana tjeter, tendencat e dekadave te kaluara qe ngadale te zhduken pakicat kombetare, respektivisht komunitetet pakice ne Kosove e Metohi, e te mbetet vetem komuniteti kompakt shqiptar, me siguri se edhe gjate dy gjeneratave te ardhshme kjo do te ekzistoje si ceshtje. Nje veshtiresi e posacme per popullin serb ne kete moment qendron ne faktin se nese ai qendron ne parimin e mosndryshimit te kufijve te shteteve, atehere mundet qe ne njefare menyre te arsyetoj para vetes faktin qe ka pasur aq humbje ne Kroaci, ne Bosnje, ne instance te fundit ne mbare ish Jugosllavine per nje projekt te madh qe nuk pati sukses per arsye te ndryshme historike. Prandaj, ky eshte nje segment i ketij problemit tone ndernacional. Nga ana tjeter ketu jane fuqite e medha, fuqite e medha qe kane interesat e veta, fuqite e medha qe zhvillojne konflikte te caktuara per territoret tona

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake