|
Beogradi pėrgatit masat kundėr pavarėsisė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė Beograd udhėheqėsit mė tė lartė tė Serbisė kanė theksuar se nuk do tė heqin dorė nga mbrojtja e Kosovės.
Presidenti Boris Tadiq dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica rikonfirmuan tė premten qėndrimin tashmė tė njohur sipas tė cilit, pavarėsisht nga shpallja e paralajmėruar e pavarėsisė, Kosovėn do tė vazhdojnė ta konsiderojnė pjesė tė tėrėsisė tokėsore dhe tė sovranitetit tė Serbisė. Megjithkėtė, si dhe deri tani, edhe me kėtė rast u vėrejtėn dallime nė qėndrimet e presidentit dhe tė kryeministrit. Presidenti Tadiq tha se gjatė katėr viteve tė kaluara, sa ėshtė nė postin e presidentit tė Serbisė, askush nuk i ka kushtėzuar lidhjet e Serbisė me Bashkimin Evropian me ēėshtjen e Kosovės. Ndėrsa kryeministri Koshtunica u shpreh se nuk do tė pranojė tė hyjė nė Bashkimin Evropian me atė qė ai e quajti, tregti tė padenjė. Burime diplomatike nė Beograd thonė se nė kontaktet midis autoriteteve serbe dhe atyre nga Brukseli kanė qenė zyrtarėt e Serbisė ata tė cilėt kanė insistuar qė ēėshtja e Kosovės dhe integrimi i vendit nė BE tė trajtohen si dy ēėshtje tė ndara. Kėto burime e shikojnė hedhjen poshtė tė marrėveshjes politike pėr bashkėpunim, duke e lidhur atė me dėrgimin e misionit evropian nė Kosovė, si provė tė thellimit tė krizės politike nė vend. Me gjithė zėrat e aty-kėtushėm pėr pėrdorim tė forcės, dhe vendosje tė gjendjes sė jashtėzakonshme, ministri serb i mbrojtjes Shutanovac, tė premten u shpreh se ushtria, siē tha ai, nuk do tė marrė ndonjė vendim tė gabueshėm. Media e kėtushme ndėrkaq ka filluar tė spekulojė pėr qėndrimin qė do tė ndėrmarrė Beogradi zyrtar ndaj vendeve qė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės. Tashmė bėhet e ditur se do tė thirren pėr konsultime ambasadorėt e Serbisė nė vendet qė pritet tė njohin tė parat Kosovėn e pavarur. Presidenti Boris Tadiq pėrjashtoi ndėrprejen e marrėdhėnieve diplomatike, duke thėnė, pa dhėnė ndonjė sqarim mė shumė, se ato do tė jenė nė kontflikt tė ngrirė. Mediat serbe, duke iu referuar burimeve qeveritare, njoftojnė se ditėve tė ardhshme pritet mbajtja e njė varg protestave kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė fakt, nė Beograd vlerėsohet se beteja pėr Kosovėn ka pėr tė qenė e gjatė. |
LOKALE
Misioni i BE-sė nė Kosovė javėn e ardhshme16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Fillon festa e pavarėsisė16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Presidenti e kryeministri serb kundėr pavarėsisė15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Kosova nė pritje tė pavarėsisė15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Sa efektive ėshtė Kosova e pavarur?15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||