BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 14 shkurt 2008 - 07:27 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
KS i OKB-së mblidhet për Kosovën
 
Salla e Keshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Rikardo Alberto Arias tha se ky takim ishte kërkuar nga Serbia
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë të enjten një sesion me dyer të mbyllura për Kosovën.

Presidenti i radhës i Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Panamasë në OKB, Rikardo Alberto Arias, tha se ky takim ishte kërkuar nga Serbia.

"Federata ruse e mbështeti këtë kërkesë të Serbisë. Këshilli ra dakord që ky të jetë një debat privat, ku të ftohet edhe ministri i jashtëm Serbisë.

 Këshilli ra dakord që ky të jetë një debat privat, ku të ftohet edhe ministri i jashtëm Serbisë
 
Rikardo Alberto Arias, Presidenti i KS të OKB-së

Megjithatë vetëm anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin fjalën në këtë mbledhje", tha Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rikardo Alberto Arias.

Serbia e kundërshton fuqishëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Beogradi thotë se ka një plan sekret veprimi për të reaguar ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë ambasadori serb në Kombet e Bashkuara, Pavle Jevremoviç, i tha BBC-së se Beogradi nuk do të shkonte deri atje sa të priste lidhjet tregtare dhe ato të transportit me Kosovën.

 ...unë nuk mendoj se Beogradi do të vërë në veprim ndonjë skemë që përmban sanksione ndaj Kosovës.
 
Pavle Jevremoviç, ambasadori serb në OKB

"Serbia ka vuajtur shumë nga politika e sanksioneve, kështu që unë nuk mendoj se Beogradi do të vërë në veprim ndonjë skemë që përmban sanksione ndaj Kosovës. Deri tani udhëheqësit tanë politikë kanë qenë në favor të zbutjes së krizës dhe në kërkim të një zgjidhjeje politike, përfshirë edhe një lloj dialogu", i tha BBC-së ambsadori serb në Kombet e Bashkuara, Pavle Jevremoviç.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Lavrov rikonfirmon kundërshtimin rus
13 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Hartohet deklarata e pavarësisë
12 shkurt 2008 | Rajoni
Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës
12 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Udhëheqësit serbë për Kosovën
12 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>