BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 13 shkurt 2008 - 15:25 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Lavrov rikonfirmon kundërshtimin rus
 
Sergei Lavrov
Lavrov tha se Rusia nuk do përdorte sanksione
Rusia tha të mërkurën se nuk ishte optimiste për seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Kosovën për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi Kosovën, por tha se nuk planifikon sanksione nëse Kosova shpall pavarësinë.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ishte i pranishëm në takimin Trojka evropiane-Rusi që u mbajt në Brdo të Sllovenisë.

Bisedimet midis trojkës dhe federatës ruse u fokusuan në bashkëpunimin aktual midis BE dhe Rusisë për çështje të ndryshme si Kosova, procesi i paqes në Lindjen e Mesme, Çadi etj.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se ishte i kënaqur me bisedimet me përjashtim të një çështjeje, për të cilën, tha ai, ata ende kishin qëndrime të kundërta në mënyrë thelbësore dhe kjo ishte Kosova:

"Këto ndryshime nuk janë kapërcyer, pasi ata kanë të bëjnë me thelbin e ligjit themelor, respektimin nga të gjitha shtetet të kartës së OKB dhe kartës se Helsinkit. Këtu pikëpamjet ndryshojnë."

I pyetur nga një gazetar i TV Slloven se si do t'i përgjigjej Rusia mundësisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës të dielën, zoti Lavrov tha:

"Ne përkrahëm vendimin e Serbisë për të mbledhur nesër Këshillin e Sigurimit dhe shpresojmë që secili të shprehë qëndrimet e tyre sinqerisht. Ne po përpiqemi të kuptojmë se çfarë mund të ndodhë dhe si ta shmangim. Nuk jam optimist për takimin e nesërm të KS, por të paktën ne duhet ta përdorim këtë mundësi..."

Palët bënë të ditur se takimi i radhës BE-Rusi do të mbahej në fund të prillit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>