BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 12 shkurt 2008 - 18:45 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës
 
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
"Pavarësia e Kosovës është shkelje e Kartës së OKB-së", thotë Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka ritheksuar kundërshtimin e fortë të Rusisë ndaj shpalljes së pritshme të pavarësisë së Kosovës.

Duke folur para gazetarëve në Gjenevë, ku po merr pjesë në një konferencë çarmatimi, zoti Lavrov tha se pavarësia e Kosovës do të minonte bazat e sigurisë në Evropë dhe përbënte shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

"Fjala është për minimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, minimin e të gjithë atyre parimeve të cilat Evropa i ka vënë në themel të ekzistencës së saj, me përpjekje të mëdha, me luftra, gjak dhe sakrifica", tha zoti Lavrov.

Kjo, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të thotë minim i parimeve mbi të cilat është bazuar OSBE-ja, i parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>