BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 04 shkurt 2008 - 10:14 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Basha për vizitë në Prishtinë
 

 
 
Ministri Basha
Z. Basha ofroi ndihmën e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, tha të dielën në Prishtinë se Tirana zyrtare do të ndihmojë Prishtinën pas shpalljes së pavarësisë.

Z. Basha tha se Shqipëria ka planifikuar masa të posaçme në rast se Beogradi do të ndërmarrë veprime për të penguar ecurinë normale të jetës në kosovë në periudhën e pavarësimit.

"Çdo sfidë e Kosovës është edhe sfidë e Shqipërisë," tha shefi i diplomacisë së Shqipërisë.

Ai shtoi se çdo mbivlerësim i mundësive të palëve të ndryshme për të vënë në trysni shtetin e ri të Kosovës, ishtë i gabuar.

Z, Basha shprehu besim se proceset përpara të Kosovës do të menaxhoheshin me qetësi.

Besim

Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulëzim Basha vizitoi Kosovën pas qëndrimit në SHBA dhe një takimi atje me sekretaren e shtetit, Condoleezza Rice.

Zoti Basha u takua me udhëheqësit politikë kosovarë dhe ata të misionit ndërkombëtar atje.

Ai shprehu besim se autoritetet e Prishtinës do të siguronin një proces të qetë dhe të mbarë të pavarësimit dhe të integrimeve evroatlantike.

Zoti Basha tha se Kosova ndodhet në prag të pavarësisë së saj dhe shtoi se theksi i debatit tani është zhvendosur drejt sfidave me të cilat do të ndeshet jo vetëm Kosova, por tërë rajoni.

Këto sfida sipas tij, në situatën e re gjeopolitike që do të krijohet pas pavarësisë së Kosovës, janë sfidat e integrimit euroatlantik.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>