BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 02 shkurt 2008 - 15:18 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Presidenti i Kosovės nė Vatikan
 

 
 
Presidenti Sejdiu
Zoti Sejdiu takoi Papėn njė ditė para zgjedhjeve nė Serbi
Papa Benedikti i 16-tė tė shtunėn ka pritur nė Vatikan presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu.

Zyra e shtypit e Selisė sė Shenjtė nxori njė komunikatė nė tė cilėn bėn tė ditur se takimi nuk pėrfaqėson asnjė ndryshim nė qėndrimin e Vatikanit lidhur me statusin juridik pėrfundimtar tė Kosovės.

Bėhet e ditur se Ati i Shenjtė priti presidentin kosovar mbi tė gjitha pėr t’i shprehur solidaritetin e tij popullit tė Kosovės, por edhe pėr tė marrė informacione tė drejtpėrdrejta mbi gjendjen aktuale dhe perspektivat pėr tė ardhmen.

I ftuari kosovar i Vatikanit, i cili nė komunikatėn e Selisė sė Shenjtė thirret herė “president” dhe herė “autoriteti mė i lartė institucional i provincės autonome serbe”, u prit vetėm njė ditė pėrpara turneut tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi.

Sipas analistėve, takimi i tė shtunės mund tė pėrfaqėsojė njė lloj pėrkrahjeje tė Vatikanit nė rast se Kosova do tė shpallė pavarėsinė.

Nė komunikatė, Selia e Shenjė bėri tė ditur se nė kėtė rast “do tė ndjekė me vėmendje zhvillimet dhe, pėr tė vendosur, do tė mbajė parasysh edhe tendencėn e bashkėsisė ndėrkombėtare”.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>