http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunë, 19 janar 2008 - 17:23 CET

Grupi i Kontaktit diskuton për Kosovën

Ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit për Kosovën zhvillojnë të shtunën një takim në Brdo në Slloveni, vendi që për momentin ka presidencën e radhës të BE-së.

Takimi ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Britanisë and Italisë, pjesë e të ashtuquajturit Grup të Kontaktit ku bëjnë pjesë edhe SHBA e Rusia, si dhe shefi i politikave të jashtme të BE-së, Havier Solana dhe shefi i zgjerimit Olli Rehn zhvillohet pas dyerve të mbyllura.

Bisedimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën mbahet në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Besohet se shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë deri pas raundit të dytë të votimeve në Serbi.

SHBA dhe shumica e vendeve evropiane priten që atëherë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Të premten, presidenti i Rusisë paralajmëroi se kjo do të ishte e paligjshme dhe imorale.

Ai bëri thirrje për më shumë diskutime për arritjen e një kompromisi.