http://www.bbcalbanian.com

Zotime pėr mbrojtje tė pakicave

Komisionari i lartė i OSBE-sė pėr minoritetet, Knut Vollebaek ka deklaruar nė Prishtinė se pavarėsisht ēfarė do tė jetė statusi, Kosova duhet tė jetė vend i tė gjitha bashkėsive etnike.

Zyrtari i lartė i OSBE-sė pėr minoritetet, po qėndron nė Kosovė qė prej tė premtes pėr tė parė gjendjen e pakicave, nė pritje tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia.

Ambasadori Vollebeak, gjatė takimit me kryeministrin Hashim Thaēi, i ka shprehur kėtij tė fundit shqetėsimin e pakicave lidhur me tė ardhmen e tyre nė Kosovė.

Sipas ambasadorit Knut Vollebeak, institucionet e Kosovės kanė pėrgatitur ligje shumė tė avancuara pėr mbrotjen e pakicave.

"Nėse qeveria ėshtė nė gjendje tė implementojė atė qė ėshtė nė legjislacion, atėherė Kosova mund tė jetė njė shoqėri ideale nė shumė mėnyra. Ligjet janė shumė tė avancuara, tė zhvilluara shumė mirė, por gjėja kryesore ėshtė zbatimi i tyre. Zyra ime dhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė jetė kėtu pėr tė ndihmuar nė kėtė drejtim", tha komisionari i lartė i OSBE-sė pėr minoritete, ambasadori Knut Vollebeak.

Nga ana tjetėr, kryeministri i ri i Kosovės, Hashim Thaēi, ėshtė zotuar se qeveria e tij do tė garantojė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave.

"Qasja ime ndryshe do tė jetė ajo qė jo vetėm qė do tė flasė pėr tė drejtat e minoritarėve, por do tė punojė direkt nė terren, do tė vendosė kontakte komunikimi nė ēdo hapėsirė tė territorit ku jetojnė pakicat, nė mėnyrė qė tė fillojė t'i zgjidhi problemet e tyre dhe ky autoritetet i komunikimit do tė kėrkojė tė ushtrohet jo vetėm nė nivel qėndror, por edhe nė atė lokal", tha kryeministri Thaēi.

Ligje nga pakoja Ahtisaari

Institucionet e Kosovės janė nė nxjerrje e sipėr tė ligjeve qė dalin nga pakoja e ish-kryenegociatorit tė OKB-sė pėr statusin, Martti Ahtisaari, pėrmes sė cilave, sigurohen tė drejta tė avancuara pėr pakicat nė veēanti pėr atė serbe.

Sipas planit Ahtisaari, mbi bazėn e tė cilit pritet tė shpallet pavarėsia e Kosovės, serbėve u garantohet vetėqeverisje lokale nė disa komuna, mbrojtja e trashėgimisė historike e kulturore si dhe mbajtja e lidhjeve me Beogradin.