Botuar: E hėnė, 14 janar 2008 - 11:48 CET
Filmi "Atonement" apo "Pendesa", qė trajton historinė e dy tė dashuruarve qė ndahen pėr shkak tė njė tradhėtie familjare dhe nga Lufta e Dytė Botėrore, ėshtė zgjedhur si filmi mė i mirė dramatik nė ceremoninė e sivjetshme tė ēmimeve Golden Globe.
Aktori Daniel Day-Lewis fitoi ēmimin si aktori mė i mirė nė filmin "There Will Be Blood" ("Do tė ketė gjakderdhje").
Ceremonia e zakonshme pėr ndarjen e ēmimeve tė sivjetshme u anullua pėr shkak tė njė greve tė skenaristėve. Fituesit u shpallėn nė njė konferencė shtypi.
Ēmimet "Golden Globe" jepen pėr filmat kinematografikė e televizivė dhe konsiderohen si mė prestigjiozet pas ēmimit Oskar.
Organizatorėt premtuan se ceremonia e vitit tė ardhshėm do tė jetė mė e madhe se kurrė mė parė.