BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Shqetësim për ndasitë për Kosovën
 
Ban Ki Moon
Sekretari i Përgjithshëm tha se ndasitë mund të jenë të rrezikshme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka shprehur shqetësim për ndasitë që ekzistojnë për të ardhmen e Kosovës në gjirin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai ka paralajmëruar se këto ndasi mund të jenë të rrezikshme për të ardhmen e territorit që administrohet nga OKB-ja që nga viti 1999.

Udhëheqësit e Kosovës thonë se do të shpallin pavarësinë nga Serbia brenda disa ditësh.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është kategorikisht kundër një hapi të tillë.

Bashkimi Evropian kërkon që shpallja e pavarësisë të shtyhet të paktën deri në mes të shkurtit.

'Çështje ditësh'

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të enjten në Bruksel se deklarata për pavarësinë e Kosovës ishte çështje ditësh.

Ai përsëriti se vendimi do të koordinohej me SHBA-në dhe BE.

Z.Thaçi tha se Kosova duhet të respektontë disa procedura dhe konsultime, por e bëri të qartë se shqiptarët etnikë nuk ishin të përgatitur të prisnin më.

"Kosova është e gatshme me gjithshka për të shpallur pavarësinë dhe kjo është çështje ditësh," tha z. Thaçi.

'Shtyrje'

Kryeministri i Kosovës tha se priste që pavarësisa të njihej masivisht nga SHBA, BE dhe vendet e Ballkanit.

Por BE kërkon që shqiptarët e Kosovës ta shtyjnë shpalljen e pavarësisë të paktën deri në mes të shkurtit.

Disa vende si Qipro dhe Spanja, ku çështja e separatizmit etnik është e ndjeshme, madje kërkojnë një shtyrje edhe më të gjatë me një muaj a ca.

Por SHBA po tregon shenja pezmatimi.

Amerika e ka bërë të qartë prej kohësh qendrimin e saj pro-pavarësisë së Kosovës.

Rusia kundër

Të premten ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur kundërshtimin e Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Pas bisedimeve me homologun e tij serb Boris Tadiq, që ndodhet në Moskë, zoti Putin tha se një hap i tillë do të sillte pasoja negative për Ballkanin dhe rajonet e tjera.

"Ne konfirmuam përsëri se Rusia është kategorikisht kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova," tha zoti Putin.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>