BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 25 janar 2008 - 17:45 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Putin kundërshton pavarësinë e Kosovës
 
Presidenti rus Vladimir Putin
Putin përsërit kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur kundërshtimin e Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Pas bisedimeve me homologun e tij serb Boris Tadiq, që ndodhet në Moskë për të nënshkruar një marrëveshje të madhe për energjinë, zoti Putin tha se një hap i tillë do të sjellë pasoja negative për Ballkanin dhe rajonet e tjera.

"Gjatë shkëmbimit të mendimeve sot, ne konfirmuam përsëri se Rusia është kategorikisht kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova," tha zoti Putin.

"Kjo mund të dëmtonte seriozisht gjithë sistemin e ligjit ndërkombëtar dhe ka pasoja negative për Ballkanin edhe për të gjithë botën, si dhe për stabilitetin në rajone të tjera të botës," tha presidenti rus pas bisedimeve me zotin Tadiq.

Udhëheqja kosovare thotë se do ta shpallë pavarësinë në të ardhmen e afërt pas dështimit të bisedimeve me Beogradin për të gjetur marrëveshje për të ardhmen e Kosovës.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>