BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 21 janar 2008 - 16:58 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
'Pavarësia do të shpallet në shkurt'
 
Jakup Krasniqi
Data nuk është caktuar ende
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i tha BBC-së të hënën se Parlamenti pritet që në muajin shkurt të shpallë pavarësinë.

"Ne shpresojmë se shkurti do të jetë koha kur do të ndodhë kjo kthesë e rëndësishme historike," tha z. Krasniqi.

Por kreu i parlamentit tha se data nuk është përcaktuar ende.

"Duhet të bëhen dhe disa konsulta për të precizuar kohën se kur do të ndodhë kjo," tha ai.

Sipas z. Krasniqi, shpallja e pavarësisë do të bëhet përmes një deklarate ku do të kërkohet në të njëjtën kohë dhe njohja e saj ndërkombëtare.

Ai tha se udhëheqësit kosovarë po diskutojnë me njëri-tjetrin dhe me faktorin ndërkombëtar.

"Ne këto ditë jemi duke biseduar me presidentin e Kosovës, me kryeministrin, jemi në kontakt të përditshëm me faktorin ndërkombëtar që është i vendosur në Kosovë, duhen të bëhen dhe disa konsulta për të precizuar kohën se kur do të ndodhë kjo," tha ai.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>