BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 11 janar 2008 - 06:27 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Gazprom mund të shtrihet edhe në Serbi
 
Gazprom
Gjigandi rus mund të blejë kompaninë NIS
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me marrjen e debatueshme të monopolit të naftës së Serbisë nga gjigandi rus i energjisë, Gazprom.

Kompania shtetërore ruse e gazit ka ofruar 400 milionë euro për pjesën më të madhe të aksioneve në kompaninë NIS dhe Beogradi mund ta miratojë këtë marrëveshje këtë muaj.

Por disa vleresojnë se vlera e NIS është shumë më e madhe dhe një numër kompanish evropiane kanë shprehur interes.

Komisoni Evropian tha se shitja tek Gazpromi duhet të jetë e hapur dhe transparente.

Zëdhënësja e Komisonit Evropian, Kristina Nagji thotë se Komisoni Evropian shpreson se shitja e aseteve kaq të rëndësishme si ajo e kompanisë serbe të naftës do të jetë e hapur dhe e orientuar nga interesa objektive, komerciale dhe ekonomike.

Shitja e Kompanisë NIS ndodh në kohën kur Serbia po ecën drejt hyrjes në Bashkimin Evropian, çka mund të shënojë një hap përpara gjatë këtij muaji.

Disa analistë thonë se shitja e kompanisë Nis te Moska mund të jetë e motivuar politikisht.

Në shkëmbim të kompanisë serbe të naftës, ata thonë se Rusia mund të ofrojë mbështetje për çështjen e Kosovës.

Ministria serbe e energjise dhe minierave thotë se motivi nuk është politik, por është i bazuar thjesht në nevojën për të siguruar një burim të furnizimit me gaz.

 
 
LOKALE
Energjia
16 shkurt 2006 | Analiza
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>