BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 01 janar 2008 - 06:45 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Sllovenia fillon presidencën e radhës
 
Arkiv
Sllovenia do të ketë detyrë të vështirë përpara
Republika e vogël alpine e Sllovenisë ka marrë presidencën e radhës së BE-së, shteti i parë ish komunist që merr këtë rol.

Sfida e saj tashmë është të mbikqyrë atë që shumë shpresojnë që të jetë episodi i fundit në krizën e gjatë të Jugosllavisë.

Sllovenia është në pozitë unike për të kuptuar aspiratën e kosovarëve për pavarësi dhe do të lobojë shumë që kjo të njihet nga më shumë vende anëtare të BE-së që të jetë e mundur.

Por kur ka ndërtuar lidhje të forta politike dhe ekonomike me Beogradin, Sllovenia do të përpiqet që të sjellë Serbinë si dhe vende të tjera të Ballkanit si Kroacia dhe Maqedonia më afër BE-së.

Në fund të marsit, ajo po planifikon të organizojë në takim të ministrave të jashtëm me kolegët ballkanikë.

Por vetëm me dy milionë banorë, ky vend i vogël nuk do ta ketë të lehtë të luajë rol kryesor në çështje të tjera të agjendës së BE-së.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>