http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 09 dhjetor 2007 - 16:00 CET

Solana flet për qetësi në Kosovë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana, ka folur për të qetësuar njerëzit në lidhje me frikën për trazira në Kosovë pas përfundimit nesër të afatit të bisedimeve për të ardhmen e Kosovës.

Zoti Solana tha se nuk priste që serbët apo shqiptarët e Kosovës të rrezikonin destabilizimin e gjendjes, duke u kthyer tek dhuna.

Bisedimet ngecën për shkak të atyre që ndërmjetësit i cilësuan si dallime të papajtueshme mes palëve: Beogradi ka ofruar autonomi, por shqiptarët e Kosovës duan pavarësi.

Serbia me mbështetjen e Rusisë ka kërkuar negocijata të tjera pas përfundimit të afatit, por kjo është hedhur poshtë nga udhëheqësia kosovare.