|
Bota dėnon vrasjen e Bhuttos
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Vrasja e udhėheqėses sė opozitės nė Pakistan, Benazir Bhutto ėshtė dėnuar ndėrkombėtarisht.
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara e pėrshkroi vrasjen e saj gjatė njė tubimi zgjedhor nė Raualpindi, si njė akt tė dėnueshėm terrorizmi dhe theksoi se nevojitet qė personat pėrgjegjės tė dalin para drejtėsisė. Presidenti Bush tha se keqbėrėsit ishin ekstremistė vrasės qė ishin duke u pėrpjekur tė pengonin demokracinė pakistaneze. "SHBA e dėnon me forcė kėtė akt frikacak tė ekstremistėve vrasės qė janė duke u pėrpjekur tė pengojnė demokracinė e Pakistanit." "Zonja Bhutto i shėrbeu vendit tė saj dy herė si kryeminstre dhe e dinte se kthimi i saj nė Pakistan nė fillim tė kėtij viti
e vuri jetėn e saj nė rrezik, "Ne qėndrojmė pranė popullit tė Pakistanit nė pėrpjekjen kundėr forcave tė terrorit dhe ekstremizmit." "U bėjmė thirrje (pakistanezėve) qė tė nderojnė kujtimin e zonjės Benazir Bhutto duke vazhduar procesin demokratik, pėr tė cilin ajo me guxim dha jetėn e saj," tha presidenti amerikan.
Sharif bojkoton zgjedhjet Zyrtarėt nė SHBA kanė bėrė thirrje qė tė mbahen zgjedhjet e planifikuara brenda dy javėve. Tani qė zonja Bhutto ka vdekur, udhėheqėsi tjetėr i opozitės, Nauaz Sharif u angazhua tė bojktonte zgjedhjet. "Sulmet mbi dy partitė mė tė mėdha kombėtare politike nė tė njėjtėn ditė tregojnė qėllimet e Musharrafit. Ka qėnė njė konspiracion primedituar." "Kjo vėrteton tani plotėsisht se nuk do tė ketė zgjedhje tė lira nė praninė e Musharrafit," tha zoti Sharif. "Nė kėto rrethana me kemi vendosur qė pas vrasjes barbare tė Benazir Bhuttos tė bojkotojmė zgjedhjet," tha lideri i opzitės Sharif. Vrasja e zonjės Bhutto Benazhir Bhutto u qėllua me armė kur po largohej nga tubimi nė Raulpindi. Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, shpalli tre ditė zie kombėtare. Ai bėri njė thirrje nė televizion pėr qetėsi, por dhuna ka shpėrthyer nė disa pjesė tė vendit, nė mėnyrė tė veēantė nė provincėn e zonjės Bhutto nė Sindh, ku mbėshtetėsit e saj dolėn nėpėr rrugė. Ata i vunė zjarrin bankave, dyqaneve dhe makinave. Ka patur njoftime pėr sulme edhe nė zyrat elektorale tė Ligės Myslimane qė mbėshtet presidentin.
Tė paktėn nėntė vetė janė vrarė gjatė dhunės qė shpėrtheu pas vrasjes sė zonjės Bhutto. Trupi i saj ėshtė dėrguar nė shtėpinė e saj nė Larkana, distrikti Sindh ku bėhet varrimi. Hollėsitė e vrasjes Benazir Bhutto ishte duke bėrė fushatė pėr zgjedhjet e ardhshme. Ajo kishte pėrfunduar fjalimin nė njė tubim nė qendėr tė Raulpindit dhe po largohej prej andej. Pas disa vjetėsh mėrgim tė imponuar nga ajo vetė, zonja Bhutto ishte e vendosur pėr t'u kthyer nė skenėn politike. Teksa po largohej ajo nuk mund tė rezistonte pa i pėrshėndetur mbėshtetėsit e saj nga dritarja e sipėrme e makinės sė saj. Dhe ky ishte njė vendim fatal. Njė person qė priste qėlloi mbi tė dhe mė pas hodhi veten nė erė. Zonja Bhutto u ēua me nxitim nė spital dhe luftoi pėr jetėn gjatė njė ndėrhyrjeje emergjente kirurgjikale. Por e humbi betejėn. |
LOKALE
Situatė e tensionuar nė Pakistan28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Reagime pėr vrasjen e Bhuttos27 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||