BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 28 dhjetor 2007 - 07:18 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Situatë e tensionuar në Pakistan
 
Benazir Bhutto
Zonja Bhutto tha se jeta e saj ishte në rrezik kur mori pjesën në tubim
Mijëra vetë marrin pjesë në funeralin e lideres së vrarë Banazir Bhutto, që zhvillohet në shtëpinë e saj të lindjes në jug të Pakistanit.

Zonja Bhutto u vra bashkë me 20 persona të tjerë nga një sulmues vetëvrasës në Raulpindi, ku ajo foli gjatë një tubimi zgjedhor.

Ajo varroset pranë të atit të saj, ish kryeministrit Zulfikar Ali Bhutto, i cili u ekzekutua me varje nga qeveria ushtarake e Pakistanit të vitit 1979.

Dhunë në Pakistan

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, shpalli tre ditë zie kombëtare.

Ai bëri thirrje në televizion për qetësi, por dhuna shpërtheu në disa pjesë të vendit, në mënyrë të veçantë në provincën e zonjës Bhutto në Sindh, ku mbështetësit e saj dolën nëpër rrugë.

Ata i vunë zjarrin rajoneve të policisë, bankave, dyqaneve dhe makinave.

Ka patur njoftime për sulme edhe në zyrat elektorale të Ligës Myslimane që mbështet presidentin.

 Në këto rrethana kemi vendosur që pas vrasjes barbare të Benazir Bhuttos të bojkotojmë zgjedhjet.
 
Nauaz Sharif

Të paktën 12 vetë janë vrarë gjatë dhunës, dhe në mesin e viktimave edhe një polic në Karaçi.

Në Lahore situata është e paqëndrueshme, kures në Peshvar trupat e ushtrisë dolën në rrugë për të mbajtur në kontroll protestat.

Sharif bojkoton zgjedhjet

Zyrtarët në SHBA bënë thirrje që zgjedhjet e planifikuara brenda dy javësh të zhvillohen sipas planit.

Por pas vdekjes së zonjës Bhutto, udhëheqësi tjetër i opozitës, Nauaz Sharif u angazhua të bojktonte zgjedhjet.

"Sulmet mbi dy partitë më të mëdha kombëtare politike në të njëjtën ditë tregojnë qëllimet e Musharrafit. Ka qënë një konspiracion primedituar."

"Kjo vërteton tani plotësisht se nuk do të ketë zgjedhje të lira në praninë e Musharrafit," tha zoti Sharif.

"Në këto rrethana kemi vendosur që pas vrasjes barbare të Benazir Bhuttos të bojkotojmë zgjedhjet," tha lideri i opzitës Sharif.

Hollësitë e vrasjes

Benazir Bhutto ishte në Raulpindi për të bërë fushatë për zgjedhjet e ardhshme.

Ajo kishte përfunduar fjalimin dhe po largohej prej andej kur ndodhi atentati.

Pas disa vjetësh mërgim të imponuar nga ajo vetë, zonja Bhutto ishte e vendosur për t'u kthyer në skenën politike.

Teksa po largohej ajo nuk mund të rezistonte pa i përshëndetur mbështetësit e saj nga dritarja e sipërme e makinës së saj.

Dhe ky ishte një vendim fatal. Një person që priste qëlloi mbi të dhe më pas hodhi veten në erë.

Zonja Bhutto u çua me nxitim në spital dhe luftoi për jetën gjatë një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale. Por e humbi betejën.

Vrasja e udhëheqëses së opozitës në Pakistan, Benazir Bhutto është dënuar ndërkombëtarisht.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e përshkroi vrasjen e saj si një akt të dënueshëm terrorizmi dhe theksoi se nevojitet që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Presidenti Bush tha se keqbërësit ishin ekstremistë vrasës që ishin duke u përpjekur të pengonin demokracinë pakistaneze.

 
 
LOKALE
Vrasja e Bhuttos dënohet botërisht
28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Reagime për vrasjen e Benazir Bhutto-s
27 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>