BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 27 dhjetor 2007 - 15:15 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Reagime pėr vrasjen e Bhuttos
 
Benazir Bhutto
Bhutto nė miting, para se tė vritej
Udhėheqėsja e opozitės dhe ish-kryeministrje e Pakistanit, Benazir Bhutto, ėshtė vrarė.

Ajo u sulmua nga njė person qė e qėlloi me armė zjarri para se tė hidhte veten nė erė, teksa zonja Bhutto largohej nga njė miting nė qytetin Rawalpindi. Zonja Bhutto vdiq nga plagėt nė spital.

Tė paktėn 20 persona tė tjerė janė vrarė si pasojė e sulmit. Ky ishte atentati i dytė ndaj zonjės Bhutto qė prej kthimit tė saj nga mėrgimi nė tetor tė kėtij viti.

Mė herėt, tė enjten, persona tė armatosur hapėn zjarr kundėr mbėshtetėsve tė kundėrshtarit tė zonjės Bhutto, ish-kryeministrit Nawaz Sharif. Nė atė incident u vranė katėr persona.

Reagimet nė Pakistan

Presidenti Pervez Musharraf doli nė televizionin pakistanez dhe bėri thirrje pėr qetėsi dhe mbėshtetje nė luftėn kundėr terrorizmit.

Policia dhe forcat e sigurisė janė vėnė nė gatishmėri tė lartė, pas njoftimeve pėr demonstrata dhe protesta njerėzish tė inatosur nė disa qytete tė vendit.

Reagimet ndėrkombėtare

Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara thirri njė sesion urgjent pėr situatėn nė Pakistan, pas vrasjes sė Benazir Bhutto-s.
Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-Moon, denoncoi atė qė e quajti sulm mbi stabilitetin dhe proceset demokratike tė Pakistanit.

Presidenti Bush tha se pėrgjegjėsit duhet tė dalin para drejtėsisė. Ai i quajti ata ekstremistė vrasės qė pėrpiqen tė minojnė demokracinė nė Pakistan.

Rusia tha se vrasja ishte njė ngjarje e rrezikshme qė mund tė shtojė mungesėn e stabilitetit nė prag tė zgjedhjeve nė Pakistan.

India e ēmoi zonjėn Bhutto si njė udhėheqėse tė shquar qė kishte punuar pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me Delin.

Britania e cilėsoi vrasjen si njė orė tragjike pėr Pakistanin. Kina shprehu tronditjen nga kjo ngjarje, ndersa Franca foli pėr njė akt tė urryeshėm.

 
 
LOKALE
Udhėtimi i fundit i Bhuttos
28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri
Benazir Bhutto - jeta nė foto
28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri
Situatė e tensionuar nė Pakistan
28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Pakistanezėt vajtojnė Bhutton
28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Vrasja e Bhuttos dėnohet botėrisht
28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>