BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 22 dhjetor 2007 - 15:24 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Blair i bashkohet Katolicizmit
 
Tony Blair
Z. Blair ishte anglikan, por tani është katolik
Ish-kryeministri britanik Tony Blair është konvertuar nga Kisha Anglikane tek ajo Katolike.

Bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë katolikë dhe ka patur spekulime se dhe ai do të konvertohej me t'u larguar nga posti i kryeministrit.

Kardinali Cormac Murphy O'Connor, që drejtoi të premten shërbesën për z. Blair, tha se ishte "shumë i gëzuar" t'i uronte mirëseardhjen.

Vitin e kaluar, z. Blair, që tani është i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, tha se i ishte lutur Zotit para se të merrte vendimin për të dërguar apo jo trupat britanike në Irak.

Dhe një nga vizitat e fundit zyrtare të z. Blair si kryeministër, ishte ajo në Vatikan në muajin qershor, ku u takua me Papën Benedikt XVI-të.

Zhvillim i pritshëm

Zëdhënësi zyrtar i z. Blair konfirmoi se ish-kryeministri ishte konvertuar të premten.

Downing Street tha se konvertimi ishte çështje private e z. Blair dhe nuk bëri ndonjë koment.

Catherine Pepinster, redaktore e revistës katolike "The Tablet", tha se konvertimi nuk ishte i papritur, por ishte bërë në momnetin e duhur.

"Do të kihste qenë shumë ndyrshe nëse z. Blair do të ishte bërë katolik në kohën kur ishte ende kryeministër," tha ajo.

Znj. Pepinster shtoi se një nga çështjet që e shqetësonin z. Blair në kohën kur ishte kryeministër dhe i përfshirë në negociatat për paqe në Irlandën e Veriut, ishte se konvertimi i tij mund t'i vinte në pozitë të parehatshme disa persona.

"Situata ka ndryshuar. Edhe pse tani ai mbetet figurë publike dhe ka një rol për të lujatur në Lindjen e Mesme, nuk është e njëjtë," tha ajo.

Kreu i Kishës Anglikane, kryepeshkopi i Canterbury-t Dr. Rowan Williams i uroi mbarësi ish-kryeministrit në uhdëtimin e tij shpirtëror.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>