BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 19 dhjetor 2007 - 06:44 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën
 
Këshilli i Sigurimit
Në Nju Jork ndodhen përfaqësues nga Beogradi dhe Prishtina
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të debatojë të mërkurën për Kosovën në Nju Jork.

Në këtë debat marrin pjesë përfaqësues nga Serbia dhe udhëheqës të shqiptarëve të Kosovës.

Në fillim të këtij muaji treshja ndërmjetësuese ndërkombëtare arriti në përfundimin se bisedimet shtesë katërmujore mes dy palëve nuk dhanë ndonjë rezultat.

Pritet që shumë shpejt Kosova të shpallë pavarësinë.

Udhëheqësit e Kosovës thonë se do ta hedhin këtë hap në konsultim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

 Shumë shpejt do të merren vendime shumë të rëndësishme
 
Presidenti Fatmir Sejdiu

Debati për të ardhmen e Kosovës pritet të tregojë se sa i thellë është hendeku mes Rusisë dhe Perëndimit lidhur me atë se çfarë duhet të ndodhë me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca do të argumentojnë se përderisa bisedimet shtesë katërmujore mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës nuk dhanë rezultat, është koha për të hedhur hapa drejt pavarësisë së Kosovës, dhe kjo pavarësi duhet mbikqyrur nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

Presidenti Fatmir Sejdiu i tha BBC-së se shumë shpejt do të merren vendime shumë të rëndësishme.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se është i përgatitur të dërgojë oficerë policie dhe një administratë civile në Kosovë.

Serbët e Kosovës e kundërshtojnë këtë.

Edhe Rusia, aleate tradicionale e Serbisë, argumenton se shpallja e pavarësisë së Kosovës bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Rusia thotë se një hap i tillë mund të shkaktojë një krizë të pakontrolluar.

Moska thotë se dëshiron bisedime të tjera mes Prishtinës dhe Beogradit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>