BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 14 dhjetor 2007 - 17:51 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
BE flet për mision civil në Kosovë
 
Bashkimi Europian
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, thotë se udhëheqësit e Bashkimit Europian janë marrë vesh në parim për dërgimin e një misioni civil prej 1800 punonjësish të policisë dhe gjyqësorit në Kosovë kur, siç pritet, ajo të shpallë pavarësinë vitin e ardhshëm.

Duke folur në samitin e Bashkimit Europian në në Bruksel, zoti Sarkozy tha se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme.

Shefi për Politikën e Jashtme të BE-së, Havier Solana, tha se qëllimi i bisedimeve ishte qartësimi i statusit të Kosovës.

"Ne jemi shumë të kënaqur dhe e mbështesim vendimin e presidentit Tadiq për thirrjen e zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Sikurse dihet, qëndrimi ynë është se ne e kemi mbledhur mendjen se statusi përfundimtar i Kosovës duhet zgjidhur", tha zoti Solana.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian mund të premtojnë edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për lidhje më të ngushta me Beogradin, duke e vënë Serbinë në korsinë e shpejtë drejt anëtarësisë eventuale në Bashkimin Europian. Por ministri i jashtem serb, Vuk Jeremiq, e përjashtoi mundësinë e shkëmbimit të anëtarësisë së Serbisë ne BE me heqjen dorë nga Kosova:

"Kjo qeveri e Republikës së Serbisë, thjesht nuk e sheh çështjen e statusit të Kosovës dhe Bashkimin Europian si çështje të shkëmbyeshme dhe se njëra prej tyre mund të përdoret si kompensim për tjetrën. Tregtia me këto çështje është e padiskutueshme. Ne nuk mund ta shkëmbejmë territorin tonë me të ardhmen tonë europiane", tha ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Rezerva për pavarësinë e Kosovës mësohet të ketë shprehur edhe kryeministri rumum, Këlin Popescu Teriçeanu.

Ndërkaq ministri gjerman i mbrojtjes, Franc Jozef Jung, tha se shpresonte që të dyja palët të heqin dorë nga dhuna.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>