BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 12 dhjetor 2007 - 15:28 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Brown flet nė parlament pėr Kosovėn
 
Gordon Brown
Brown tha se Kosova ėshtė pėrgjegjėsi e BE-sė
Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha tė hėnėn nė parlamentin e vendit se Britania mbėshtet pavarėsinė e mbikqyrur pėr Kosovėn.

"Ne besojmė se Kosova duhet tė shkojė drejt pavarėsisė sė mbikqyrur.
Nuk ishte e mundur tė arrihej njė marrėveshje mes kosovarėve dhe serbėve," tha z. Brown.

"Ne besojmė se Bashkimi Evropian duhet tė ofrojė mjetet e veta pėr tė barazuar ato mjete (ndėrkombėtare) qė janė aktualisht nė Kosovė dhe ne shpresojmė se mund tė shkojmė drejt asaj qė ne e quajmė pavarėsi e mbikqyrur.

E thėnė me fjalė tė tjera, qė tė pėrmbushen tė drejtat e kosovarėve, me kusht qė tė mos ketė dhunė," shtoi ai.

Kryeministri britanik tha se kjo ēėshtje do tė diskutohej nga BE-ja gjatė fundjavės.

Statusi i Kosovės tha z. Brown, ėshtė pėrgjegjėsi e Bashkimit Evropian.

'Zgjidhje e duhur'

Mė tej, z. Brown theksoi rėndėsinė e gjetjes sė 'zgjidhjes sė duhur' pėr Kosovėn dhe popullin e saj.

"Kjo ėshtė zona e fundit e Ballkanit ku ne duhet tė zbatojmė nė praktikė mekanizmat qė do tė siguronin paqe dhe stabilitet nė tė ardhmen," tha ai para deputetėve.

"Unė personalisht besoj se serbėt janė tė interesuar tė punojnė me Bashkimin Evropian dhe ne duhet t'i bindim qė ta bėjnė njė gjė tė tillė, por unė mendoj se ēėshtja mė rėndėsi ėshtė qė ne tė mbėshtesim pavarėsinė e mbikqyrur tė popullit tė Kosovės," shtoi ai.

Kryeministri britanik tha se Serbisė dhe Rusisė po i dėrgohet 'haptazi dhe qartė' mesazhi se kjo ėshtė rruga qė dėshiron tė ndjekė BE-ja dhe Britania e Madhe.

Ai kėrkoi mbėshtetjen e gjithė spektrit politik nė vend pėr kėtė.

"Shpresoj se pėr hapat qė ne po ndėrmarrim pėr kėtė, do tė ketė mbėshtetje nga tė gjitha partitė".

'Shqetėsimi' rus

Ndėrkohė, ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov, ka pėrsėritur tė mėrkurėn 'shqetėsimin e Rusisė' pėr pavarėsinė e Kosovės.

Z. Lavrov tha nė njė intervistė pėr BBC-nė se njė hap i tillė, do tė vendoste njė 'precedent tė rrezikshėm' nė Ballkan, kėtė pjesė tė paqėndrueshme tė Evropės.

'Pasoja e dukshsme e kėsaj ėshtė se ligji ndėrkombėtar do tė pengohet nė mėnyrė brutale dhe do tė vendoset njė precedent jo vetėm pėr Ballkanin. Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, sigurisht Serbia dhe ndoshta edhe disa vende tė tjera, do ta ndjenin ndryshimin," tha ai.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake