BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 11 dhjetor 2007 - 18:22 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Millibend: Do të njohim pavarësinë e Kosovës
 
Dejvid Millibend
Britania do ti përgjigjet pozitivisht shpalljes së koordinuar të pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dejvid Millibend, konfirmon në një intervistë për BBC-në se Britania do ti përgjigjet pozitivisht shpalljes së koordinuar të pavarësisë së Kosovës, por shton se në Ballkan është shumë e rëndësishme të shmangen përgjigjet e shkurtra dhe pranon se është një situatë shumë e komplikuar

BBC: Z. Millibend a do të ishte e përgatitur Britania ta njihte Kosovën nëse do të shpallte pavarësinë?

Dejvid Millibend: Përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është Po. Por në Ballkan është shumë e rëndësishme të shmangen përgjigjet e shkurtra dhe të pranojmë se është një situatë shumë e komplikuar.

Plani i OKB-së që trajtoi çështjen e statusit politik bënte fjalë për një pavarësi të mbikqyrur, njohja e çështjeve veçanërisht të vështira, nisur nga historia dhe disa nga tensionet etnike.

Ka një përgjegjësi për statusin politik të cilën ne duhet ta adresojmë. Por ka edhe dy gjëra të tjera që janë po aq të rëndësishme.

E para, ne duhet të sigurohemi që kemi organizmat e duhur në terren, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë civil, për të garantuar që civilët janë të mbrojtur dhe që të ruhet siguria.

Të premten në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ne konfirmuam se kishte autoritet ligjor në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 për një vazhdim të pranisë së NATO-s në Kosovë.

Dhe çështja tjetër e cila është po aq e rëndësishme, është se ne duhet të ofrojmë perspektivë jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë.

Serbia është një komb shumë i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, dhe ekonomia më e madhe në atë rajon.
Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme.

Unë bisedova me Ministrin e Jashtëm të Sërbisë lidhur me këtë çështje javën e kaluar.

Ajo që ata e quajnë " prirja evropiane" e Sërbisë, vendosmëria e të moderuarve në Sërbi për ta shndëruar këtë vënd në pjesë të Bashkimit Evropian, është një pjesë shumë vitale e një qëndrimi të balancuar.

BBC: Z.Ministër, problemi është se nuk ka vetëm të moderuar në Sërbi. Ka nacionalist, të cilët e cilësojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës thjeshte të papranueshme.

Dhe njerëzve do tu kujtohen pamjet e atyre refugjatëve që kapërcenin malet afro dhjetë vjetë më parë në fund të viteve 1990, do të kujtojnë gjakderdhjen në Ballkan në atë kohë dhe mund të pyesim veten, a mos vallë pavarësisht nga tërë përpjekjet dhe fondet e BE-së të shpenzuara, po hapim të njëjtën gropë të zezë sërish?

David Millibend: Ju keni absolutisht të drejtë që të ngrini këtë perspektivë. Ne përballemi me një përzgjedhje shumë të vështirë. Përse përfunduam në këtë pikë në mesin e viteve 1990 me tragjeditë e tmerrshme në Bosnjë?

Ne e gjetëm veten në atë pozicion, sepse Evropa qëndrojë në periferi, duke shtrënguar duart tërë nervozizëm dhe me shpresën se diçka do të dilte nga kjo gjëndje.

Mënyra për ta shmangur kët lloj gjakëderdhje dhe ngërç, është që vëndet evropiane të kuptojnë se duhet të dalin në krye dhe të veprojnë.

Kemi të bëjmë me një pjesë të Evropës. Nëse e injorojmë probemin, nuk do ta zgjidhim dot.

Nëse pretendojmë se kemi të bëjmë vetëm me problem ushtarak, ne nuk do ta zgjidhim atë.

Ne duhet ta njohim këtë gjëndje, së bashku me çështjet politike, ekonomike, sociale dhe ato të sigurisë dhe mund të ndryshojmë gjërat, duke njohur aspiratat legjitime të Kosovarëve, të cilat rrjedhin nga problemet e tmerrshme në fundin e viteve 1990, pamjet e atëhershme ishin të dhimbshme në 1998-tën, 99-tën, si dhe mos të harrojmë historinë e frikshme të Millosheviçit dhe atë që ai bërri atje.

Kjo ishte arsyje përse pati një Rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 1999-tën për të penguar përsëritjen e historisë.

Dhe ajo nisi një proçes politik i cili ka mbritur sot, pas afro dy vjetësh përpjekje ndërmjetësuese të pasukseshme, kur vëndet evropiane duhet të vendosin nëse janë apo jo të gatshme të marrin në dorë këtë çështje për të penguar atë lloj gjakderdhje të cilës me të drejtë ju referuat.

BBC: Z. Millibend, sigurisht problemi që kemi është se Rusët nuk duan që Kosova të bëhet e pavarur e cila të njihet si e tillë, ndërkohë që Amerikanët e duan një gjë të tillë.

Këto dy vënde po luftojnë për këtë pikë dhe ato nuk kanë aspak interes që të ndihmojnë Evropën në këtë cështje. Dhe kjo në aspektin dipllomatik, është ajo që ju dhe kolegët tuaj në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, do të duhet ta pranoni ?

David Miliband: Ky është njëri këndvështrim i parjes së gjërave, por këndvështrimi tjetër është ta pranojmë se si Amerika ashtu dhe Rusia do të ishin mëse të kënaqur, nëse Evropa do të merrte drejtimin në këtë cështje.

BBC: Kur thoni se ky është njëri këndvështrim, a doni të thoni se ka një të vërtetë në këtë vëzhgim ?

Millibend: Ka një të vërtetë në këtë vëzhgim. Por ka po kaq të vërtetë në vëzhgimin se ka një vakum, ku Amerika dhe Rusia do të hynin nëse Evropa nuk do të merrte kryesimin e kësaj çështje.

Po ashtu është e rëndësishme të vlerësojmë komentet e Kryeministrit të ri të Kosovës. Ai pranon se lipset një lëvizje politike e koordinuar.

Mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se frenimi nga të dyja palët nuk nënkupton thjesht përgjegjësi nga sërbët, edhe pse një gjë e tillë duhet, por kjo nënkupton edhe përgjegjësi edhe nga Kosovarët për të vepruar në përputhje me komunitetin ndërkombëtar.

BBC: Ajo qo do rezultojë nga kjo është një shtet i ndarë, ku sërbët do të gjënden me shpatulla per muri, ata do të jenë njerëzit që do tu hypin karrocave me kuaj dhe do të marrin rrugën e malit kësaj here. Do të kemi një vënd jashtëzakonisht të pakëndshëm apo jo, z. Minister?

Millibend: Por kjo do të thoshte se ne nuk do të kishim pasur sukses. Por ka një dallim të madh. Ka 16 mijë trupa të Nato-s në Kosovë aktualisht.

Sigurisht, kjo nuk ishte e vërtetë përpara 15 vjetësh. Një pjesë e rëndësishme e rolit të tyre është garantimi i të drejtave të minoriteteve që kanë mbetur në Kosovë në vitet 1990.

16 mijë trupa dhe janë afro 160 trupa britanike, dhe trupa të shumtë nga vëndet e tjera evropiane dhe te NATO-s. Ato gjenden tashmë në terren.

Ato gjenden atje pikërisht për të parandaluar këto taktika të fortësh që janë kaq shumë të rrezikshme dhe që mund të krijojnë ato skena televizive që juve ju referuat.

 
 
LOKALE
BE-ja në Kosovë pas UNMIK-ut
03 dhjetor 2007 | Rajoni
Lordi Eshdaun për stabilitetin në Ballkan
29 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>