BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 10 dhjetor 2007 - 12:23 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
'Nisin konsultimet' për pavarësinë
 
Negociatorët shqiptarë në një prej takimeve
Shqiptarët kërkojnë pavarësi
Ekipi Negociator i Kosovës tha se prej të hënës, nisin konsultimet me bashkësinë ndërkombëtare për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj.

Njoftimin e dha Skënder Hyseni, zëdhënësi i ekipit, pas një takimi të negociatorëve kosovarë në Prishtinë.

Z. Hyseni tha se konsultimet do të nisin me 'partnerët kyç': SHBA-në dhe BE-në.

Ai tha se shpallja e pavarësisë do të bëhej shumë shpejt, por nuk dha nje datë të saktë për këtë.

Zëdhënësi tha se presidenti Fatmir Sejdiu ka bërë kërkesë që të marrë pjese në seancën e Këshillit të Sigurimit më 19 dhjetor, kur pritet të diskutohet raporti i Treshes për Kosovën.

Z. Hyseni tha se dhjete dhjetori shënon fundin e negociatave per statusin dhe përjshtoi mundësinë e bisedimeve shtesë për të ardhmen e Kosovës.

Mbledhja e ekipit negociator u mbajt për të diskutuar hapet e ardhshëm të Prishtnës pas skadimit të afatit të negociatave me Beogradin për statusin.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>