BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 09 dhjetor 2007 - 21:36 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Manifestim për Kosovën në Londër
 
Manifestues shqiptarë në Londër
Manifestim para selisë së qeverisë britanike në Downing Street
Disa qindra shqiptarë me banim në Mbretërinë e Bashkuar, demonstruan të dielën para selisë së qeverisë britanike në Downing Street, në mbështetjeje të pavarësisë së Kosovës dhe në shenjë falenderimi për qëndrimin britanik.

Manifestuesit shqiptarë, të grupuar në disa shoqata që veprojnë në Britani, mbanin flamuj shqiptarë e britanikë dhe hidhnin parrulla për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës.

Organizatorët thanë se kishin arritur të zhvillojnë manifestimin më të madh të shqiptarëve në Britani, që prej kohës së luftës së Kosovës.

Gjatë manifestimit paqësor, pjesëmarrësit përshëndetën Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për përpjekjet e tyre për finalizimin e statusit.

Komunitetet shqiptare në diasporë kanë njoftuar për tubime të tilla edhe në vende të tjera, ditën e paraqitjes se raportit të Treshes ndërmjetësuese në bisedimet Prishtinë- Beograd.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Banorë serbë përleshen me rojat e Rucker-it
08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Apel drejtuar BE-së për Kosovën
08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Solana flet për qetësi në Kosovë
09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
NATO-ja do të mbetet në Kosovë
07 dhjetor 2007 | Rajoni
Udhëheqës të Kosovës në Madrid
05 dhjetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>