http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 29 nėntor 2007 - 16:26 CET

Lordi Eshdaun pėr stabilitetin nė Ballkan

E ardhmja e Ballkanit sėrish ėshtė nė balancė. Dy vjet bisedime pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės kanė dėshtuar. Serbia thotė se ėshtė e gatshme tė jape autonomi tė plotė territoriale, por shqiptarėt e Kosovės, shumicė kėrkojnė as mė shumė e as mė pak pavarėsi .

BBC bisedoi me Lordin Pedi Eshdaun, ish-Pėrfaqėsuesin e Lartė tė OKB-sė nė Bosnje dhe ish-udhėheqės i Partisė Liberaldemokrate tė Britanisė sė Madhe.

Lordi Eshdaun thotė se ka vetėm njė zgjidhje pėr Kosovėn dhe kjo ėshtė qė nė kohėn e duhur Kosova tė bėhet e pavarur.

Fillimisht Lordi Eshdaun i pėrgjigjet pyetjes, se a nuk ka ardhur koha qė tė merret njė qėndrim i menduar mirė, pasi mund tė trazohet situata, e cila gjithėsesi ėshtė e tensionuar dhe rrezikshme ?

Lordi Eshdaun: Ka ardhur koha tė merret njė vendim, i cili duhej tė merrej nė vitin 1999-tė, kur mbaroi lufta.

Shiko, ka njė fakt qė ėshtė i qartė, dhe i kuptueshėm dhe i njohur nga tė gjithė, megjithėse ndonjė pėrpiqet ta mohojė atė, dhe pikėrisht fakti se nisur nga mėnyra sesi Beogradi e trajtoi dhe qeverisi Kosovėn, ku serbėt janė pesė pėr qind e popullsisė dhe shqiptarėt e Kosovės janė 95 pėr qind e saj, Serbia humbi tė drejtėn morale dhe atė praktike pėr tė qeverisur Kosovėn.

Kjo ndodh. Britania pėr shembull, e humbi tė drejtėn morale dhe praktike pėr tė qeverisur Irlandėn, pėr shkak tė mėnyrės sesi ne e trajtuam Irlandėn. Dhe Irlanda u bė njė shtet i veēantė. Ky ishte realiteti.

Ky ėshtė njė vendim, i cili duhej marrė menjėherė pas luftes nė Kosovė nė 1999-tėn.

Shumė nga ne ishim tė mendimit se sa mė shumė zgjatej kjo punė, aq mė e vėshtirė do tė bėhej situata, pasi do ti mundėsonte Beogradit dhe forcave jo-konstruktive nė rradhėt e shqiptarėve tė Kosovės, qė tė manovronin nė kėtė vakum tė krijuar.

Kjo i ka krijuar hapsirė Rusisė pėr tė luajtur me kėtė ēėshtje.
Ka vetėm njė zgjidhje pėr Kosovėn dhe kjo ėshtė qė nė kohėn e duhur Kosova tė bėhet e pavarur.

Poqese ky vendim do tė ishte marrė mė herėt, nuk do gjendeshim sot nė kėtė pozitė qe jemi.

E dyta, kjo tashmė ėshtė lėnė si njė ēėshtje e hapur prej aq shumė kohėsh, saqė ėshtė shndėruar nė faktor destabilizues nė pjesė tė tjera tė Ballkanit.

Shqetėsimi im nuk ėshtė vetėm Kosova, e cila ėshtė boll serioze si e tille, por relativisht e kufizuar.

Aktualisht egziston njė propabilitet i madh qė serbėt nė Republika Srbska nė Bosnjė, do tė shpallin pavarėsinė e njėanshme, ēka do tė krijojė njė problem shumė, shumė tė madh.

Nė fakt, problemi mė i madh qė fshihet pas Kosovės, tė cilėn nuk e kanė komentuar shumė, ėshtė problemi i Bosnjės. Dhe ky destabilizim do tė jetė jashtėzakonisht shqetėsues.

BBC: Lordi Eshdaun, flitet pėr armatosje tė paraushtarakėve, dhe riformime tė njėsive tė tyre...?

Lordi Eshdaun: Unė nuk them se ato nuk janė serioze, por shqetėsimi i vėrtetė ėshtė ky. Jo se nuk do tė ketė konflikt, siē kėrcėnon ushtria e Car Llazarit, e kėshtu me rradhė.

Unė mendoj se ky nuk ėshtė problemi i vėrtetė. Problemi i vėrtetė ėshtė se, nėse do tė ketė njė shpallje tė njėanshme tė pavarėsisė, nga serbet nė veri tė lumit Ibėr nė veri tė Kosovės, e pasuar nga nje tjetėr nė Bosnjė, e cila do tė ēojė nė ndarjen e shtetit boshnjak, dhe pėr pasojė do tė zėrė nė grackė komunitetet myslymane nė Srebrenicė, Kozarac dhe Brēko, brėnda entitetit sėrb, qė i pėrket Beogradit, lind pyetja: Cfarė do tė bėjė Perėndimi ?

Dhe kėtu kemi tė bėjmė me njė problemė shumė, shumė serioz.

BBC: Lordi Eshdaun, udhėheqėsi i opozitės kėtu nė Britani tė Madhe, do tė mbaj njė fjalim, ku do tė sugjerojė se forcat perendimore, tė cilat mund tė pėrfshijnė trupat britanike, duhen dėrguar nė Ballkan, pėr tė parandaluar Rusinė nga ndezja e njė lufte tjetėr nė rajon. A do ta mbėshtesnit ju njė gjė tė tillė ?

Lordi Eshdaun: Unė do tė doja tė dėgjoja se ēfarė do thotė Dejvid Kemėrėn.

Jam i mrekulluar dhe i gėzuar qė po mbaron periudha kohore kur pjesa tjetėr e botės duket se kishte injoruar kėtė ēėshtje, dhe udhėheqėsi i opozitės konservatore po tėrheq vėmendjen pėr kėtė problem.

Kemi tė bėjmė me njė problem shumė, shumė serioz. Unė mendoj se duhet tė mendojmė se ēfarė veprimesh duhet tė ndėrmarrim, nėse do tė ketė shpallje tė njėanshme tė pavarėsive, veēanėrisht nė Bosnje.

Dhe mendoj se duhet tė pėrgatitemi pėr tė pėrforcuar me trupa ato pjesė tė Ballkanit, pėr tė ruajtur stabilitetin.

Mendoj se ka fare pak gjasa dhe e dyshoj qė Dejvid Kemėrėn, ka thėnė se Rusia do tė ndėrhyjė ushtarakisht.

Nuk mendoj se ka perspektivė njė gjė e tillė, por pėrforcimi i trupave ėshtė diēka, tė cilėn duhet ta shqyrtojmė si mundėsi.