|
Partosh pėr zgjedhjet nė Kosovė | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Analisti Gabriel Partosh, Editor i Balkan Insight, nė njė intervistė dhėnė pėr BBC nė Shqip, pas zgjedhjeve tė sė shtunės nė Kosovė, thotė se kushdo qė do tė duhet tė formojė koalicion qeverisės, dhe gjasat kėtu janė qė tė kemi njė koalicion tė madh mes dy partive tė mėdha kryesore, do tė ketė padyshim mbėshtetje pėr atė qeveri, qė do tė koordinojė dhe orkestrojė shpalljen e pavarėsisė, nėse siē mendohet, nuk do tė ketė pėrfundim tė bisedimeve pėr statusin mė 10 Dhjetor, kur ėshtė caktuar dhe afati i fundit. Sipas Partoshit, menjėherė, pas saj, brėnda ditėsh ose javėsh, do tė duhet tė merret njė vendim i fuqishėm pėr kėtė ēėshtje. Arben Manaj i Seksionit tonė bisedoi me z. Partosh dhe fillimisht e nisi bisedėn me pyetjen se si e lexoni ju rezultatin e deritanishėm paraprak tė zgjedhjeve nė Kosovė? Gabriel Partosh: Nga ajo qė kemi parė deri tani nga rezultatet paraprake, duket se elektorati ėshtė lodhur disi nga koalicioni i deritanishėm qeverisės, dhe pėr herė tė parė Partia Demokratike, deri tani nė opozitė, ka dalė si partia mė e fortė. Natyrisht kjo ėshtė ndihmuar edhe nga pėrēarja nė rradhėt e LDK-sė, me formimin e partisė sė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, e cila ka marrė aq shumė vota se e ka ēuar LDK-nė nė vėndin e dytė. Por nėse do tė shikoni rezultatin e tė dyja partive, ende ndoshta do tė ishin partia mė e fortė, ose aty pranė. Ajo qė po shohim ėshtė njė dėshirė pėr ndryshim, njė dėshirė pėer ndryshim brėnda klasės politike shqiptare. Megjithatė drejtimi i pėrgjithshėm, kėrkesa pėr pavarėsi ėshtė ende e pranishme dhe mjaft e fuqishme nė mesin e tėrė popullsisė shqiptare dhe tėrė atyre qė mbėshtetėn cilėndo parti nė kėto zgjedhje. BBC: Gabriel Partosh, cilia do tė jetė sfida mė e madhe, le tė themi e Kryeministrit tė ardhshėm Thaēi, nėse konfirmohen rezultatet, nė prag tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės ? Gabriel Partosh: Absolutisht qė do tė kemi njė sfidė imediate. Dhe asnjė qeveri nuk do tė kishte njė ēėshtje kaq imediate dhe urgjente pėr tu pėrballur, sesa ajo e pėrcaktimit tė tė ardhmes sė Kosovės. Nė kėtė rrafsh, kushdo qė do tė duhet tė formojė koalicion qeverisės, dhe gjasat kėtu janė qė tė kemi njė koalicion tė madh mes dy partive tė mėdha kryesore, do tė ketė padyshim mbėshtetje pėr atė qeveri, qė do tė koordinojė dhe orkestrojė shpalljen e pavarėsisė, nėse siē mendohet, nuk do tė ketė pėrfundim tė bisedimeve pėer statusin mė 10 Dhjetor, kur ėshtė caktuar dhe afati i fundit. Ndaj mendoj se menjėherė, pas saj, brenda ditėsh ose javėsh, do tė duhet tė merret njė vendim i fuqishėm, dhe tė shikojmė se si do shkojnė punėt. Kjo do tė jetė detyra numėr njė dhe pėrgjegjėsia mė e madhe e kėsaj qeverie tė re. BBC: Gabriel Partosh si mendoni, fitorja e PDK-sė, nėse konfirmohet, ėshtė lajm i mirė apo i keq pėr Beogradin? Gabriel Partosh: Nuk mendoj se nga kėndvėshtrimi i Beogradit, fitorja e PDK-sė apo LDK-sė, pėrbėn ndonjė dallim tė madh. Mendoj se Thaēi ka qėnė veēanėrisht i moderuar sidomos muajt e fundit. Si pėr shėmbull, nė rastin se nėse nuk do tė kishte vendim pėr ēėshtjen e Kosovės, a do duhej qė menjėherė pas 10 Dhjetorit, Kosova tė shpallte menjėherė pavarėsinė, ai ka qėndruar nė sfond, duke theksuar nevojėn pėr bashkėpunimin me partnerėt ndėrkombėtar tė Kosovės, miqtė e saj, SHBA, Evropėn, e BE nė veēanti. Ndaj nuk mendoj se do ketė ndonjė dallim nė marrėdhėniet mes Beogradit dhe Prishtinės. Fatkeqėsisht kėto marrėdhėnie janė shumė tė kėqija dhe thuajse do tė mbesin tė tilla derisa tė dyja palėt afrojnė qėndrimet, por nuk ka perspektive pėr njė gjė tė tillė. Beogradi ėshtė kundėr pavarėsisė, dhe z.Thaēi ose kushdoqė tė jetė Kryeministėr do tė kėrkojėe pavarėsinė. BBC: Dhe sė fundi, Gabriel Partosh, kur mendoni ju se do tė pėrcaktohet statusi i Kosovės. Do tė jetė kėtė vit apo nė fillim tė vitit tė ardhshėm ? Gabriel Partosh: Mendoj se pyetja juaj ėshtė shumė mirė e formuluar. Unė nuk mund tė parashikojė se si do tė ndodh dhe kur. Por pres qė tė ndodh brėnda kėtij afati kohor. Mundet, dhe them mundet tė ndodh nė Dhjetor, por ka gjasa qė tė duhen edhe disa javė tė tjera, dhe kjo pikėrisht pėr faktin se ka disa evenimente tė tjera qė pritetė tė ndodhin, si Samiti i BE-sė, nė mes tė Dhjetorit. Dhe BE-ja do tė duhet mė nė fund tė arrijė nė disa qėndrime tė pėrbashkėta pėr tė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės. Me tu arritur ky qėndrim, atėhere amerikanėt, herėt a vonė do ti hapin dritėn jeshile Kosovės qė tėe shpallė pavarėsinė, duke ditur se shpallja unilaterale e pavarėsisė, do tė ēojė nė njohjen nga Shtetet e Bashkuara dhe shumė nga vėndet kryesore tė Bashkimit Evropian, dhe vėnde tė tjera tė botės. Por mendoj se kėto manovrime dipllomatike mund tė kėrkojnė disa javė, dhe jo muaj. Nuk mendoj do jetė ēėshtje muajsh, por diēka mes disa ditėve dhe disa javėve, derisa te arrihet nė zgjidhjen e ēėshtjes sė pavarėsisė. Por kjo natyrisht nė vetvete nuk do tė jetė fundi i problemit, pėr shkak tė natyrės. Nuk do tė njihet kjo pavarėsi nga Serbia. Dhe njė luftė e ftohtė mes Serbisė dhe Kosovės, kam frikė se padyshim se do tė fillojė pėr njė periudhė shumė tė gjatė. Por pėrgjigja shkurtimisht ėshtė kjo, do tė jetė shumė e shpejtė, e nėse do tė jetė nė Dhjetor, Janar apo Shkurt, sigurisht qe nuk e di pėrgjigjen pėr kėtė pikė. | LOKALE SHBA kritikon bojkotin serb18 nėntor 2007 | Rajoni Ivanoviq pėr zgjedhjet e sė shtunės18 nėntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit pėr zgjedhjet18 nėntor 2007 | Rajoni Pėrshėndetet mbarėvajtja e zgjedhjeve18 nėntor 2007 | Rajoni 'Ndėrtoni sa mė shpejt institucionet e reja'18 nėntor 2007 | Faqja Kryesore Pjesėmarrje e ulėt nė votime18 nėntor 2007 | Rajoni Kryetari i PDK-sė shpall fitore nė zgjedhje17 nėntor 2007 | Faqja Kryesore TĖ JASHTME BBC nuk mban pėrgjegjėsi pėr pėrmbajtjen e faqeve tė
jashtme tė internetit | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||