http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mërkurë, 17 tetor 2007 - 07:20 CET

Putin mbron të drejtat bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me homologun e tij iranian, Mahmoud Ahmadinejad, në Teheran në bisedime, të cilat pritet të përqëndrohen në debatin bërthamor të Iranit me perëndimit.

Zoti Putin mori pjesë në një samit të udhëheqësve të Detit Kaspik, gjatë të cilit Rusia, Irani dhe vendet e tjera kaspike, Kazakistani, Azerbajxhani dhe Turkmenistani afirmojnë të drejtat e tyre për energji bërthamore paqësore.

Ata ranë dakord që të mos lejojnë që territori i tyre të përdoret për sulme mbi ndonjë anëtar të grupit.

Media ruse ka spekuluar që Uashingtoni ka planifikuar të sulmojë Iranin nga Azerbajxhani që dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Presidenti Ahmadinexhad e vlerësoi samitin si një sukses:

"Ky samit ishte një hap i madh përpara dhe ishte gjithashtu edhe një përgjigjje e fuqishme ndaj vullnetit të vendeve kaspike si edhe ndaj atyre që mendojnë se mund të minojnë këto vende dhe të dobësojnë marrëdhëniet e tyre," tha presidenti iranian.

Pas samitit, presidenti Putin afirmoi të drejtën e anëtarëve të grupit për të zhvilluar program bërthamor paqësor:

"Rusia është i vetmi vend që po ndihmon në zhvillimin e programit paqësor bërthamor të Iranit."

"Presidenti i Iranit e ka theksuar dhe në deklaratën që nënshkruan qeveritë e vendeve të Kaspikut, ku mbështetet kjo marrëveshje dhe shprehet kundër përhapjes së armëve bërthamore, por deklarohet se kemi të drejtë të zhvillojmë program bërthamor paqësor pa këto kufizime," tha zoti Putin.