http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 16 tetor 2007 - 18:19 CET

Putin mbështet Iranin për energji bërthamore paqësore

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me homologun e tij iranian, Mahmud Ahmadinexhad, në Teheran.

Bisedimet pritet të fokusohen në polemikën bërthamore të Iranit me Perëndimin.

Analistët thonë se Teherani e shikon vizitën si një shans për marrjen e mbështetjes ruse përballë akuzave amerikane, lidhur me programin e vet të pasurimit bërthamor.

Irani po ashtu kërkon një angazhim nga Moska për përfundimin e ndërtimit të reaktorit të parë bërthamor në Busher, të cilin Moska e ka vonuar.