BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 25 shtator 2007 - 07:35 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ahmedinejad mbron politikën e tij
 
Presidenti i Iranit, Ahmedinejad
Ahmedinejad pritet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, nuk ka marrë një pritje të ngrohtë, ndërsa po fliste në një universitet amerikan.

Presidenti i Universitetit Columbia në Nju-Jork (Lee Bollinger), që u kritikua më herët ashpër pasi kishte lejuar që kjo vizitë të ndodhte, e quajti zotin Ahmedinejad një diktator mizor.

Në fjalimin e tij prej dy orësh, zoti Ahmadinejad tha se për Holokaustin duhet të kishte studime të tjera.

Ai shtoi se nuk kishte homoseksualë në Iran dhe se vendi i tij kishte të drejtë të ndiqte programin bërthamor.

Ai pretendon se vetëm një vend e gjysëm kundërshtojnë programin bërthamor të Iranit duke nënkuptuar SHBA dhe Britaninë.

Por Uashingtoni sapo ka njoftuar se po konsideron masa të reja mbi forcën Quds, një njësi elitë e gardës revolucioare iraniane.

Lëvizja është potencialisht shumë e dëmtueshme për trupat e Gardës Revolucionare pasi si një e tërë ajo është tani një forcë kryesore në ekonominë dhe qeverinë iraniane si dhe gjithashtu shtylla kurrizore ushtarake e regjimit.

 
 
LOKALE
Irani reklamon fuqinë ushtarake
22 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Kouchner paralajmëron për Iranin
17 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Khamenei sulmon Bushin dhe Amerikën
14 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Amerikanët lirojnë iranianët e kapur
29 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>