BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 22 shtator 2007 - 18:20 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Irani reklamon fuqinë ushtarake
 
Mahmoud Ahmadinejad
Ahmadinejad tha ushtria iraniane kishte detyrë vetëm të mbrohej
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka lëshuar një paralajmërim ndaj çdo vendi që parashikon të sulmojë Iranin.

Duke folur gjatë një parade ushtarake në Teheran, presidenti Ahmadinejad tha se forcat e armatosura të Iranit kishin si detyrë vetëm mbrojtjen e vendit dhe cilido që do ta sulmonte do të pendohej për këtë.

"Vendi ynë gjatë të gjithë historisë nuk ka lakmuar territore apo karaktere të vendeve të tjera."

"Historia e tregon qartë se ata që friksojnë, janë agresivë dhe kërcënojnë kombin iranian, nuk arrijnë asgjë përveç se pendim, turp dhe dështim," tha presidenti iranian.

Gjatë paradës u prezantuan për herë të parë edhe raketat me rreze të gjatë veprimi, të cilat kalojnë distanca gati 2000 kilometra.

Në manifestimin u prezantuan edhe dy avionë luftarakë të prodhuar në vend dhe që njihen si Sageh.

Presidenti Ahmadinejad shkon javën e ardhshme në Nju Jork ku do të mbajë një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 
 
LOKALE
Kouchner paralajmëron për Iranin
17 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Khamenei sulmon Bushin dhe Amerikën
14 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Iraku kërkon ndihmë nga fqinjët
09 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Irani "përparon" në fushën bërthamore
02 shtator 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>