BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 17 shtator 2007 - 07:23 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kouchner paralajmëron për Iranin
 
Bernard Kouchner
z. Kouchner tha se negociatat duhet të kishin përparësi.
Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, thotë se bota duhet të përgatitet për skenarin më të keq lidhur me programin bërthamor të Iranit: atë të luftës.

I intervistuar në radion dhe televizionin francez, z. Kouchner tha se negociatat duhet të kishin përparësi.

Por ai shtoi se nëse do të prodhonte armë bërthamore, Irani do të përbënte kërcënim real për botën.

Z. Kouchner i bëri thirrje BE-së që të shqyrtonte mundësinë e vendosjes së sanksioneve të tjera mbi Teheranin, përveç atyre të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Qeveria iraniane thotë se programi i saj bërthamor përdoret për qëllime paqësore.

Sanksione

Bernard Kouchner tha se bota duhej të përgatitej për më të keqen lidhur me krizën bërthamore iraniane.

I pyetur se çfarë donte të thoshte me këtë, z. Kouchner u përgjigj 'luftë'.

Ministri i Jashtëm francez tha se negociatat duhet të kishin përparësi deri në fund, por theksoi se nëse Teherani bëhej me armë bërthamore, ai do ta kërcënonte botën realisht.

Ai tha se lufta ishte mundësi disi e largët dhe skenari më negativ që mund të ekzistonte, por shtoi se perëndimi duhej të përgatitej për të.

Ministri i Jashtëm shtoi se Franca u kishte kërkuar kompanive të saj, si Total dhe Gaz de France të mos nënshkruanin kontrata të reja në Iran.

Ai i bëri thirrje BE-së që të vendoste sanksione mbi Teheranin, përveç atyre të vendosura tashmë nga KS i OKB-së.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>