BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 14 shtator 2007 - 10:52 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Paraqiten kandidatėt pėr zgjedhjet e nėntorit
 

 
 
Prishtina
Janė bėrė tė ditur edhe kandidatėt partiak pėr kryetar tė Prishtinės
Partitė mė tė mėdha politike tė Kosovės, LDK, PDK, AAK dhe ORA, e kanė shfrytėzuar tė drejtėn qė tė konkurrojnė me maksimumin e kandidatėve, prej 110 vetave, pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė nėntorit nė Kosovė.

Listės sė LDK-sė i prijnė presidenti aktual Fatmir Sejdiu me Eqrem Kryeziun, Nekibe Kelmendin, Kolė Berishėn, Sabri Hamitin dhe Lutfi Hazirin.

Partia Demokratike e Kosovės ndėrkaq pas liderit tė saj Thaēi, ka renditur Jakup Krasniqin, Flora Brovinėn dhe Fatmir Limajn ndėrkohė qė pėr tė parėn herė nė historinė e zgjedhjeve nė Kosovė, njė liste tė kandidatėve i prin njė politikan i cili nuk dihet nėse do tė jetė i pranishėm nė ditėn e zgjedhjeve.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e cila e ka udhėhequr Qeverinė nė mandatin qė po pėrfundon, nė krye tė listės sė saj ka vendosur Ramush Haradinajn, i cili akoma nuk e ka pėrfunduar procesin gjyqėsor nė Hagė, ku po gjykohet me akuzė pėr krime lufte.

E veēanta e kėtyre zgjedhjeve ėshtė se pėr tė parėn herė konkurrojnė edhe dy parti tė reja politike, pėr tė cilat tashmė vlerėsohet se do ta kalojnė pragun zgjedhor prej 5 pėr qindėsh. LDD e Nexhat Dacit, parti kjo e dalė nga njė krah i LDK-sė dhe Aleanca Kosova e Re e biznesmenit Behxhet Pacolli.

Tė gjashtė subjektet mė tė mėdha politike tė pėrmendura mė sipėr kanė konkurruar edhe pėr kryetarin e komunės sė Prishtinės. Isa Mustafa, Fatmir Limaj, Genc Meraku, Ylber Hysa, Shefki Gashi dhe Ibrahim Makolli, do tė jenė pjesė e garės pėr Prishtinėn.

Pjesa mė problematike pėr kėto zgjedhje ndėrkaq vlerėsohet hezitimi serb pėr tė marrė pjesė nė to. Nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve thonė se kanė aplikuar tetė subjekte politike serbe, por liderėt politikė serbė thonė se kjo nuk do tė thotė se serbėt kanė vendosur tė marrin pjesė nė zgjedhje.

Vendimi pėr kėtė do tė merret brenda katėr ose pesė ditėve tė ardhshme. Njė vendim i tillė ėshtė vėshtirėsuar akoma mė shumė pas rekomandimeve qė kanė ardhur nga Beogradi, qė serbėt lokal tė bojkotojnė zgjedhjet pėr pushtetin qendror nė Kosovė.

Lideri i Listės serbe pėr Kosovė dhe Metohi, dhe njėri prej lidereve aktual tė pakicės serbe nė Kosovė, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se rekomandimi i Beogradit qė serbėt kosovarė tė mos marrin pjesė ėshtė njė rekomandim i keq.

Ai nė njė intervistė pėr radion beogradase 'B92' ka thėnė se rekomandimi i kreut shtetėror serb pėr bojkotimin e zgjedhjeve ėshtė rekomandim i keq, sepse kjo do tė thotė qė ata duhet t'i bėjnė gati valixhet dhe tė largohen nga Kosova.

Vlerėsohet se zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe komunale, do tė mund tė ndryshonin krejtėsisht skenėn politike nė Kosovė. Kjo jo vetėm pėr faktin se elektorati duket tė jetė i pakėnaqur me qeverisjen aktuale, por sepse Lidhja Demokratike e Kosovės, fituese e tre palė zgjedhjeve nė Kosovė, nė zgjedhjet e sivjetme hyn e ndarė nė dy parti dhe pa liderin e saj historik.

Problem tė ngjashėm ka edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e cila liderin e saj Haradinaj, e ka nė Hagė dhe akoma nuk dihet nėse do t’i lejohet qė tė jetė i pranishėm nė fushatė apo nė votime.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake