|
Bie vdekshmėria te fėmijėt | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt thotė se ka pasur njė rėnie tė vdekshmėrisė te fėmijėt nė shkallė globale. Tė dhėnat e botuara nė njė raport tė UNICEF-it tregojnė se nė vitin 2006 numri i vdekje te fėmijėt nėn pesė vjeē ra pėr herė tė parė nėn 10 milionė. Nė vitin 1990 nė botė vdiqėn 13 milionė fėmijė. Ulja e numrit tė vdekjeve te fėmijėt ka ardhur nga disa faktorė, siē janė pėrmirėsimi i shėrbimit tė imunizimit, rritja e numrit tė nėnave qė i ushqejnė foshnjet e tyre me gji dhe pėrdorimi mė i gjerė i pėlhurave kundėr mushkonjave qė pėrhapin sėmundjen e malaries. Tri vende ku ėshtė shėnuar rėnia mė e madhe e numrit tė vdekjeve te fėmijėt janė Maroku, Vietnami dhe Republika Domenikane. Por pamja ėshtė mė e zymtė nė Afrikėn Subsahariane ku vitin e kaluar vdiqėn afro pesė milionė fėmijė tė moshės nėn pesė vjeē. HIV/AIDS-i vazhdon tė marrė shumė jetė fėmijėsh nė kėtė kontinent pavarėsisht nga pėrhapja e medikamenteve pėr sėmundjet e tjera. Objektivi i mijėvjeēarit pėr ta ulur vdekshmėrinė te fėmijėt me dy tė tretat deri nė vitin 2015 mund tė arrihet nė Amerikėn e Jugut dhe nė Karaibe. Afrika ėshtė shumė prapa. Autorėt e kėtij raporti thonė se shumica e vdekjeve janė tė parandalueshme, por duhet kujdes mė i mirė shėndetėsor nė nivel lokal. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||