BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 31 gusht 2007 - 18:48 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Ruecker shpall zgjedhjet nė nėntor
 
Shefi i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Joachim Reucker
Ruecker shpall zgjedhje pėr nė nėntor
Zgjedhjet e pėrgjithshme dhe ato lokale nė Kosovė do tė mbahen mė 17 nėntor paralelisht me procesin e zgjidhjes sė statusit.

Kėshtu ka vendosur shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Joachim Ruecker, pas takimit me Ekipin Negociator tė Kosovės.

Autoritetet thanė se statusi mbetet pėrparėsia kryesore pėr Kosovėn dhe paralajmėruan mundėsinė e shtyerjes sė zgjedhjeve nėse ato e pengojnė procesin e statusit.

Zoti Ruecker tha se vendimi pėr mbajtjen e zgjedhjeve bazohet nė disa kushte tė cilat duhet t'i plotėsojnė subjektet politike.

"Partitė duhet tė respektojnė tė gjitha afatet teknike, pėrfshirė afatin pėr dorėzimin e listave tė kandidatėve, sė dyti partitė politike nuk do tė veprojnė nė atė mėnyrė qė e pengon procesin e statusit dhe sė treti Ekipi Negociator do tė qėndrojė sė bashku dhe do tė angazhohet nė mėnyrė konstruktive deri nė pėrfundim tė procesit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės," tha zoti Ruecker.

Zgjedhjet do tė mbahen sipas sistemit me lista tė hapura dhe partitė politike duhet tė marrin sė paku 5 pėrqind tė votave pėr tė siguruar pėrfaqėsimin e tyre nė parlament.

Kjo kuotė nuk vlen pėr subjektet politike tė pakicave, tė cilat kanė vende tė rezervuara ne Kuvendin e Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake