BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 16 gusht 2007 - 08:21 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
UNMIK-u merr rekomandimet pėr zgjedhjet
 
Nga zgjedhjet e shkuara
Pritet tė mbahen zgjedhje vendore dhe tė pėrgjithshme
Ekipi Negociator i Kosovės i ka rekomanduar UNMIK-ut dhe OSBE-sė qė zgjedhjet vendore dhe ato tė pėrgjithshme nė Kosovė tė mbahen nė javėn e tretė tė muajit nėntor.

Por udhėheqėsit e forcave kryesore politike kanė bėrė disa propozime qė do t'i dallonin zgjedhjet e ardhshme nga to qė janė mbajtur qė nga viti 1999, kur Kosova u vu nėn administrimin ndėrkombėtar.

Ata kanė kėrkuar qė nė zgjedhjet e reja tė aplikohet votimi me lista tė hapura dhe qė minimumi i votave tė nevojshme pėr tė siguruar hyrjen nė parlament, tė rritet nga 1, nė 5 pėrqind.

Ky minimum, apo prag zgjedhor, nuk vlen pėr partitė e minoriteteve.

Pėrfaqėsuesit politikė tė pakicave kanė vende tė rezervuara nė institucione, pavarėsisht nga rezultati i zgjedhjeve.

Reagime

Propozimi i Ekipit Negociator ka ngjallur reagime nė skenėn e politike kosovare.

Kryetari i Partisė Liberale tė Kosovės, Gjergj Dedaj thotė se ngritja e pragut zgjedhor, dėmton demokracinė.

"Pragu prej 5 pėrqind ėshtė shumė i lartė dhe i papranueshėm," tha ai.

Kryetari i Parisė sė Drejtėsisė, Sylejman Ēerkezi tha se ky propozim pėrbėnte "shpėrputhje me realititetin" nė Kosovė.

Por minimumi i propozuar nuk ka pėr t'i penguar disa forca politike qė tė konkurojnė nė zgjedhje.

Ibrahim Makolli, nėnkryetari i Aleancės Kosova e Re, thotė se partia e tij, edhe pse ėshtė formuar sė fundmi, nuk i frikėsohej pragut tė ri zgjedhor.

"Aleanca Kosova e Re ėshtė deklaruar se pavarėsisht cili do tė jetė pragu zgjedhor, ėshtė e gatshme tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme.

Pritet vendimi

Zėdhėnėsi i Ekipit Negociator tė Kosovės, Skender Hyseni nuk i ka komentuar reagimet pėr ngritjen e pragut zgjedhor.

Vendimi, tha ai, ishte marrė "nga partitė qė e dominojnė skenėn politike nė Kosovė".

Ndėr rekomandimet etjera qė Ekipi Negociator i Kosovės ka bėrė lidhur me zgjedhjet ėshtė qė mandati i qeverive lokale tė jetė 2 vjet, ai i institucioneve qėndrore, 4 ndėrsa mandati i presidentit tė jetė 5 vjet.

Vendimi pėr mbajtjen kėtė vit tė dy palė zgjedhjeve dhe pėrgatitjen e kuadrit ligjor pėr organizimin e tyre pritet ta marrė nė ditėt e ardhshme shefi i UNMIK-ut, Joachim Reucker.

Udhėheqėsit kosovarė nuk kanė pėrjashtuar mundėsinė qė zgjedhjet tė shtyhen pėr disa javė, nė qoftė se procesi zgjedhor do tė ndėrhyjė nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake