BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 01 gusht 2007 - 07:51 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Paralajmërohet thellim i krizës
 
Shtylla të tensionit të lartë
Gushti do të jetë muaj më i vështirë
Autoritetet në Shqipëri kanë paralajmëruar të martën se vendi kërcënohet nga një krizë edhe më e rëndë energjitike.

Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli paralajmëroi të martën se muaji gusht do të jetë edhe më i vështirë.

Ai tha se nuk ka mundësi të tjera, as nga prodhimi vendas, as nga importi për të siguruar më shumë energji.

Pamundësia për të siguruar energji e shtyu ministrin Ruli jo vetëm të kërkojë që të kursehet energjia elektrike prej përdorimit familjar.

Ai u bëri thirrje dhe bizneseve që të ulin apo mbyllin prodhimin gjatë muajit gusht.

Krizë

Aktualisht energjia mungon në Tiranë të paktën 5 orë në ditë, kurse në qytete të tjera edhe 8 orë e më shumë.

Ndërsa në zonat e popullsisë fshatare, gjëndja është edhe më e rëndë.

Prodhuesit e bukës kanë paralajmëruar rritjen e çmimeve.

Ministri Ruli tha se qeveria po shqyrton mundësinë e prodhimit të energjisë me gjeneratorë të lëvizshëm me karburant.

Kjo metodë nuk është përdorur ndonjëherë dhe nuk dihet se sa është e mundur dhe sa mund të kushtojë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>