http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 27 korrik 2007 - 12:23 CET

Kriza energjetike dikton uljen e orarit të punës

Qeveria shqiptare mori vendim që të ulë në 5 orë në ditë orarin e punës për administratën shtetërore, duke filluar nga 30 korriku.

Zëdhënësi i qeverisë, Grid Rroji, tha se kjo masë merrej për shkak të situatës energjitike. Nga ky vendim përjashtohen spitalet dhe shërbimet e urgjencave dhe ndihmës së shpejtë.

Kriza energjitike vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Kufizimet janë thelluar në Tiranë dhe në të gjitha qytetet me ndërprerje disaorëshe dhe disa herë gjatë ditës.

Thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat e larta paralajmërojnë vazhdimin e krizës për shkak të uljes së ndjeshme të rezervave ujore në liqenet e hidrocentraleve të veriut, prej ku Shqipëria siguron pjesën kryesore të prodhimit të energjisë.

Aktualisht gjysma e energjisë që konsumohet në Shqipëri sigurohet nga importi.