http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 05 korrik 2007 - 09:51 CET

Ende kėrkohet kandidati konsensual

Vazhdojnė ende pėrpjekjet pėr gjetjen e njė kandidati konsensual pėr president tė Shqipėrisė, ndėrsa koalicioni qeverisės dhe opozita nuk kanė gjetur ende gjuhėn e pėrbashkėt.

Seanca e filluar tė mėrkurėn nė mbrėmje, qė ka zgjatur deri nė orėt e para tė mėngjesit, u ndėrpre pa u arritur qė tė votohet, dhe tė gjendet njė konsensus mes shumicės dhe opozitės pėr zgjedhjen e kreut tė shtetit.

Me shtyrjen e seancės ėshtė kapėrcyer ēuarja e vendit nė zgjedhje tė parakohshme, pasi konsiderohet vijim i seancės, ndonėse sipas kushtetutės sė vendit, duhet tė shpalleshin zgjedhjet e reja parlamentare.

Kryeministri Sali Berisha, njėherėsh kryetar i Partisė Demokratike, dhe nė emėr tė aleatėve tė tij, kėrkoi mirėkuptim duke shkuar deri nė sugjerimet pėr rishikim tė kushtetutės pėr afatet dhe mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit, duke pėrmendur dhe zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari partisė Socialiste tė opozitės Edi Rama ka kėrkuar njė takim kokė mė kokė mė zotin Berisha pėr tė gjetur njė kandidat pėr president tė votuar dhe tė pranuar nga tė gjithė.

Njė takim tė tillė, qė mund tė ēojė drejt zhbllokimit tė situatės, e kanė kėrkuar dhe aleatėt e Berishės dhe Ramės, madje dhe njė takim mė tė gjėrė mė kryetarėt e partive politike parlamentare.

Berisha ėshtė shprehur i gatshėm pėr njė takim tė tillė, por ėshtė shprehur skeptik pėr rezultatin.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Ben Blushi e ka identifikuar krizėn si "krizė personale tė Berishės" dhe jo tė gjithėve.

Mė parė vendi ka shkuar dy herė nė zgjedhje tė parakohshme nė vitet 1992 dhe 1997.