http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 03 korrik 2007 - 19:09 CET

Bisedime të vështira për presidentin

Në Shqipëri partitë e djathta kanë paraqitur një listë me emra kandidatësh për postin e Presidentit të Republikës në negociata me opozitën.

Bisedimet e vështira brenda të djathtëve kanë vazhduar deri në mesnatë.

Zoti Bamir Topi, nënkryetar i PD-së, është tërhequr nga gara, pasi nuk pajtohet që të jetë pjesë e një liste shumëemërore kandidatësh.

Në mesin e kandjdiatëve të koalicionit qeverisës janë Halit Shamata, Myqerem Tafaj, Sabri Godo e Arjan Starova.

Edhe në kampin e majtë ka pakënaqesi për emrat që Partia Socialiste ka paraqitur në negociata.

Sipas një interpretimi të besueshëm ligjor, të mërkurën është afati i fundit për Parlamentin për të votuar për Presidentin e ri.