BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 30 korrik 2007 - 06:46 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Brown takon Bushin në Kemp Dejvid
 
Gordon Brown dhe Xhorxh Bush
Gordon Brown dhe Xhorxh Bush në Shtetet e Bashkuara
Kryeministri britanik, Gordon Brown, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bisedimet e tij të para si udhëheqës me presidentin amerikan George Bush.

Z. Brown pati një darkë private me zotin Bush në Kemp Deivid, e cila do të pasohet me bisedime më zyrtare gjatë ditës së sotme.

Presidenti do të kërkojë garanci nga Britania se nuk do të tërheqë trupat nga Iraku, ndërkohë që prania amerikane vazhdon.

Z. Brown tha se marrëdhënia e Britanisë së Madhe me SHBA-të "është një marrëdhënie e ngritur mbi vlera të përbashkëta të lirisë, mundësive dhe dinjitetit të individit".

"Dhe për shkak të vlerave që ndajmë, marrëdhënia me SHBA është jo vetëm e fuqishme, por mund të bëhet edhe më e fuqishme në vitet që do të vijnë".

Gjatë takimit presidenti Bush dhe kryeministri Brown pritet të diskutojnë çështje ndërkombëtare si Iraku, Afganistani, Lindja e Mesme, Darfuri, Kosova, çështje tregëtare dhe të ndryshimeve klimatike.

Marrëdhënia 'më e rëndësishme'

Z. Brown ka theksuar sërish se lidhja me Amerikën përbënte marrëdhënien më të rëndësishme bilaterale të Britanisë.

"Marrëdhënia mes një presidenti amerikan dhe një kryeministri britanik do të jenë gjithmonë të fuqishme," tha z. Brown.

"Ne e dimë se nuk mund të zgjidhim ndonjë nga problemet e mëdha të botës pa angazhimin aktiv të SHBA-ve".

Ai i bëri këto komente pasi dy ministra britanikë kohët e fundit ndezën spekulimet se Britania ishte duke i rishikuar marrëdhëniet me SHBA.

Kryeministri britanik do të udhëtojë dhe në New York për bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>