BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 25 korrik 2007 - 10:51 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Topi premton të jetë i paanshëm
 

 
 
Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha
Bamir Topi premtoi se do të jetë president i të gjithë shqiptarëve
Presidenti Bamir Topi shpalli si përparësi të mandatit të tij si president i Republikës integrimin euroatlantik të vendit, bashkëpunimin me opozitën për reformat, kontributin e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës dhe stabilizimin e çështjes së pronave.

Bamir Topi u betua me dorën mbi kushtetutë se do të respektojë ligjet e shtetit dhe se do jetë një president i paanshëm.

Betimi u bë të martën në mbrëmje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë me praninë edhe të një numri të madh të deputetëve të opozitës.

Në ceremoninë e ndërrimit të presidentëve në Pallatin e Brigadave ishte i pranishëm edhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Socialistët thonë se do ta mbështesin presidentin Bamir Topi nëse ai zbaton paktin mes shumicës dhe opozitës për reformat në vend.

Presidendti i Republikës, Bamir Topi u premtoi partive të majta se do të gjejnë hapësirën e nevojshme në reformat për forcim dhe balancim të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.

Ai kërkoi nga shumica të japë mesazhin e bashkëpunimit me opozitën për reformën në institucione duke theksuar reformën në sistemin e drejtësisë.

 
 
LOKALE
Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë.
21 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Kuvendi voton për presidentin
20 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Kandidati nga shumica Bamir Topi
17 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>